Irma & Eranda Libohova: Kurrë s’e harroj… (teksti dhe këngë)
Ndodh në jetë që papritur një njeri të bëhet kaq i shtrenjtë dhe portreti tij i çiltër në çdo hap të ndjek ngado në ditë e net.
Jo, jo, jo unë kurrë s’e harroj me shikimet që më falin dhe çdo fjalë të ngrohtë sytë e qeshur të atij djali që mes jush nga zemra vjen e më uron.
Shpesh e kërkoj nëpër udhët e atdheut ku me këngë unë shkoj nuk e di se ç’më rrëmbeu dhe kërkoj që kënga ime të jetoj.
Dhe prapë tani mes jush po e kërkoj në mijëra njerëz sytë e tij unë t’i dalloj të vijë ai një fjalë të më thotë, kjo kënga jonë refren do të mbetet përgjithmonë.