Poezia “Mall” e Kadaresë

ti ishe per mua, poezi nga ismail kadare observerkult

Ismail Kadare: Mall

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.

Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylberë në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot për dreq:
“Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç”.

Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s’po zgjohemi ne vallë ?…
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.


1976

ObserverKult

—————————————

LEXO EDHE: ISMAIL KADARE: A I ËSHTË DASHUR LETËRSIA NJERËZIMIT?

mall Ismail Kadare laokoonti - pse shqiptarët ikin nga vendi i tyre

A i është dashur letërsia botës? Ndoshta nuk do të kishim të drejtë ta bënim këtë pyetje që të kujtonim autorët e dobët të TV-it, kur përpiqen të gjallërojnë një bisedë shterpë, sikur pyetja të mos ishte bërë, ndërkaq, mijëra vjet më parë.

Dihet që ka pasur dy lobe të kundërta: pro dhe kundër letërsisë.

Letërsia, pra, ka lindur bashkë me një mohim, me një pengesë. Sado që në pamjen e parë të duket si e habitshme, po të mendohemi pak, do të vijmë në përfundimin se ky negacion i shkon letërsisë, madje fare natyrshëm.

Negacioni dhe letërsia janë të së njëjtës racë. Shkurt, më shumë se nga engjëlli, letërsia duket si e prirë nga djalli.
Le ta shikojmë në mënyrë fare të thjeshtë gjithçka. Letërsia, domethënë poemat e para orale, kanë, zakonisht, për subjekt kthimin nga një udhëtim i gjatë, rrëfimin për ato ç’kanë ndodhur atje larg, në kufi të shtetit, të shkretëtirës ose të vdekjes.

Udhëtarët e parë që ktheheshin nga larg, ishin, praktikisht, edhe shkrimtarët e parë. Duke ecur drejt vendit të tyre, në vetminë e rrugës, truri i tyre i përpunonte ngjarjet në mënyrë që gjatë rrëfimit ato të ishin sa më interesante për dëgjuesit…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU