Jo, kështu, s’rrohet…

trishtim respekt Jorgo...
Foto ilustrim

(Kur Honore de Balzaku i shkruante konteshës Hanska)

“Engjëlli im i adhuruar… Jam bërë vërtet i luajtur nga mendtë nga dashuria për ty. Rri si budalla e s’bëj gjë tjetër veç mendoj për ty. Çdo përfytyrim më sjell pranë teje. Të kap, të shtrëngoj, të puth, të përkedhel.

Ti, je në zemrën time e, unë, ndjej aty praninë tënde delikate. O perëndi, unë zgjohem çdo mëngjes me mendimin që t’i them vehtes: Hajt, nisu, shko të takosh engjëllin tënd… E pastaj, tërhiqem i shtrënguar nga dhjetëra pengesa e obligime. Është luftë e vërtetë kjo që ndodh brenda meje. Jo, kështu, s’rrohet !…

Kjo që po ndodh, s’më ka bërë kurrë vaki… Ndjehem i përhumbur, i marrë e njëkohësisht i lumtur teksa përjetoj këtë ëndërr kaq delikate që për mua ka vlerën e një mijë vjet jetë. Jam vërtet në gjendje të tmerrshme. Në çdo qelizë, në çdo pore të trupit tim ndjej të jem i pushtuar. I përmbytur nga dashuria. Unë nuk jetoj veçse për dashurinë e, në të njëjtën kohë po grryhem nga pezmi për të…

Oh, Eva ime e ëmbël, ti s’e di, por unë kam tani në duar letrën tënde e, “flas” me ty sikur të të kisha këtu, para meje. Të shoh, të ndjej, të adhuroj të bukur e magjike. Dje, gjithë darkën, po thoshja me vehte: Ajo është e imja. As engjëjt në parajsë s’janë aq të lumtur sa ç’isha unë mbrëmë…”

ObserverKult

================================================

LEXO EDHE: Vdekja e gjeniut: Të gjithë kanë të drejtë ta përcjellin Balzakun, përveç…

Më 18 gusht të 1850 u nda nga jeta në moshën 51-vjeçare shkrimtari, dramaturgu, kritiku letrar dhe i artit. Eseisti, gazetari dhe botuesi i shquar francez Honoré de Balzaku.

Me këtë rast, gazeta “L’Événement” ka botuar, të martën e 20 gushtit 1850, në ballinë, një shkrim mbi momentet e fundit të gjeniut francez. Ndarjen nga jeta dhe homazhin për të, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Vdekja e Balzakut

“Nuk bëhet fjalë sot për shëtitjet e Presidentit të Republikës dhe për të ditur nëse ky gjyqtar do ose nuk do të shqiptojë në fjalimet e tij fjalët: Republikë dhe Liri. Këto tema bisede ose të parit të Parisit mund të jenë të mira, në kohë pushimesh parlamentare. Kur politika e drejtuesvë tanë pushon, dhe veçanërisht kur mendimi i Francës hesht. Por sot, një lajm i dhimbshëm dhe mizor do të ulërasë më fort. Dhe më gjatë sesa këto tinguj të kotë në të gjitha mendjet dhe zemrat…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU