Jamarbër Marko: Fjalët e fundit…

fjalët e fundit jamarbër marku

Fjalët e fundit, nga Jamarbër Marku

Sot dola nga hapi im
Duke e lëkundur hapin në tronditjen tënde.
Qyteti im, qesha ditët e lumtura
Që kthehen papritmas.

*
Shënoj në derën e panjohur
Dy emra që askush nuk i di.
Dhe dalin me rrëmbim dy njerëz
Që ndoshta do të jenë më vonë
Miqtë e mi.


*
Do të dëgjojmë në heshtje fjalët e fundit
Të njeriut të fundit,
Do largojmë perden e teatrit
Për të parë
Njeriun e parë, buzëqeshjen e parë
Që do të largohet, marrëzinë
Që na thjeshtësoi deri këtu.

ObserverKult

—————————————–

Lexo edhe:

PETRO MARKO: VAJZA E VALAVE

Valët e tërbuara të detit që pëlcisnin të shkumëzuara mbi shkëmbinjtë e thepisur të bregut, bënin që të humbiste kënga e zakonshme e djemve të lagjes, që ia kishin shtruar rrëzë Shën Mitrit. Melodia, megjithatë, arrinte gjer te veshët e Lolës, e cila plaste nga marazi dhe, fshehurazi, qante e qante me dënesa që të këputnin shpirtin. Atje poshtë, në fund të horizontit, mbi det, disa re të kuqe silleshin vërdallë nga fryma e fundit e tramundanës. Këtej lart minaret blegërinin. Ktheheshin nga mali. Mu në mes të fshatit kënga lëvonte, kurse fashatarët, që gjithë ditën kishin punuar, tani, të lodhur, i drejtoheshin vatrës së tyre. Dita po perëndonte…

-Bijo, mos qaj më. Bëj durim, se Neçoja do të kthehet!-kështu i përsëriste gjithnjë Lolës vjehrra e saj,-Ta dije se sa vjet më iku edhe mua, ndjesë pastë, plaku im! Iku, more, iku edhe ane kur të kthehej! Ti do të thuash se mua më la Neçon në bark, dhe shpresoja! Eh, mirë! Ka Perëndia edhe për ty. Por bëhu trime dhe duro të durojmë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU