Janis Ricos: Vashëza belkëputura

Vashëza belkëputura po mbledhin kripë në breg,
përkulur shumë, hidhëruar shumë – detin nuk e shohin.

Edhe një vel, një vel i bardhë shenjë u bën së largu,
pasi nuk ia hedhin sytë, nxiroset nga e keqja.

Përktheu nga greqishtja: Romeo Çollaku