“Jemi kushërinj të parë…”/ Virgjil Muçi tregon episodin e veçantë: Kur At Zef Pllumi ecte krah për krah me Servet Pëllumbin

dantja ka shkru per ne at zef pllumi observerkult

Shkrimtari Virgjil Muçi ka treguar një episod me At Zef Pllumin gjatë një eventi në Voskopojë. Muçi tha në emisionin Politiko në Top News, kohë më parë, se pas aktivitetit në një moment pa bashkë At Zef Pllumin, i cili kishte vuajtur në burgjet e komunizmit, dhe Servet Pëllumbin, që atë kohë ishte kryetar Kuvendi.

I pyetur për takimin e tyre, Muçi kujton se At Zef Pllumbi dha një mesazh të mrekullueshëm.

““Rrno për me tregue” është një prozë e mrekullueshme me një gegnishte të mrekullueshme. Episodi i fundit i kujtimit tim ka të bëjë me ditet e kulturës në Voskopojë. Në krye të vendit ishte at Zef Pllumbi.

Mbas takimeve që u mbajtën, për rolin e Voskopojës në kulturën shqiptare, dalim një shëtitje dhe në një moment unë shoh At Zefin krah për krah me Servet Pëllumbin. Dikush e pyet, padre ç’ne? Jemi kushërinj të parë. Ai quhet Servet Pëllumbi. Unë Zef Pllumi. Ishte një mesazh i mrekullueshëm”, tha Virgjil Muçi.

Edhe Rudolf Marku e kujton At Zef Pllumbin si një mendje të mprehtë.

“At Zef Pllumbi kishte një mendje shumë të mprehtë. Një gazetare e merr në interviste i thotë se është zbuluar një monument arkeologjik. Pader Zefi i thotë ‘do të ishte më mirë moj vajzë të mos ishte zbuluar fare, sepse toka e ruan më mirë se njerëzit’”, tha Marku./gazeta shqip

Virgjil Muçi

————————————

LEXO EDHE: “NJË E TRETË DASHURIA”, PREÇ ZOGAJ VJEN ME NJË LIBËR, PËRMES VARGJESH NA KUJTON ATA QË NA MUNGOJNË

Poeti Preç Zogaj ka promovuar librin e tij të fundit me poezi, “Një e tretë dashuria” ku përmes vargjeve, rrëfen muzat dhe kujton ata që na mungojnë.

Preç Zogaj tha se “një veçori që ka poezia është se autori se duhet të mbetet vetvetja pa e përsëritur veten. Për librin ‘Kalimi’, Ndoc Gjetja më thoshte se nuk mund të shkruash një libër më të mirë se ky”.

Për poeten Natasho Lako, libri i fundit i Zogajt është festë e Gjuhës.

“Është si ai trëndafili që hapet. Hapet vetë fjala dhe zë një vend të çuditshëm që nuk e ke në asnjë poet tjetër. Është një marrëdhënie që e riuzbulon vetëm Preçi dhe kjo është një nga gjërat më të bukura që tregon pjekuri të madhe artistike”…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU