Jeto të tashmen, e të shkuarën lëre për të ardhmen…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

E ardhmja varet nga çfarë bëjmë sot. /Gandi

Që të jesh optimist e të jetosh i tillë, duhet të jesh aq i çmendur sa të besosh se do të bëhet më mirë. /Peter Ustinov

E ardhmja u përket atyre që besojnë në bukurinë e ëndrrave të veta./ Eleanor Roosevelt

Zhgënjimi ka vetëm tre burime: të shkuarën, të tashmen e të ardhmen./Alessandro Morandotti

Jeto të tashmen, e të shkuarën lëre për të ardhmen. /Frederic Dard

Gabimi më i madh është të mendosh se dështimet e shkuara rrezikojnë të ardhmen. /Valter Giraudo

E ardhmja më e mirë është e bazuar mbi të shkuarën e harruar. Nuk mund t’ia dalësh mbanë pa harruar dështimet dhe dhimbjet e tua të shkuara. /Paulo Coelho

Asnjë punë nuk ka të ardhme. E ardhmja është tek njeriu që punon./George W.Crane

Nuk përparohet duke përditësuar atë që është bërë tashmë, por duke u hedhur drejt asaj që mbetet për t’u bërë./Khalil Gibran

Dështaku rrallëherë e jeton të sotmen; ai e shkatërron atë duke u përqendruar mbi kujtimet e shkuara ose mbi pritshmëritë e ardhshme. /Muriel James

ObserverKult


gëte lamtumirë

Lexo edhe:

THËNIE NGA GËTE: NJERIU ME VLERA NDIHET NË SIKLET KUR VLERËSOHET NGA BUDALLENJTË…

ObserverKult ua sjell disa nga thënie nga Gëte:

Sjellja është një pasqyrë ku secili shfaq imazhin e vet.

Nga të gjithë hajdutët, budallenjtë janë më të dëmshmit. Ata na vjedhin njëherësh edhe kohën edhe humorin.

Veç kush jep është i gëzuar.

Mos mendo se sheh ngaqë i mban sytë hapur.

Njeriu me vlera ndihet në siklet kur vlerësohet nga budallenjtë.

Mirësjellja është zinxhiri i artë përmes të cilit shoqëria qëndron e bashkuar.

Kur nuk zotërojmë më vetveten, na mungon çdo gjë.

Askush nuk është më skllav se ai që beson se është i lirë pa qenë.

Më mirë të gabohesh mbi miqtë e tu se t’i gënjesh ata.

Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult