Jorge Luis Borges: Lamtumira

dashuria borges është libri dashuria poezi nga borges
Jorge Luis Borges

Mes dashurisë sime dhe meje do të ngrihen
treqind net si treqind mure,
dhe deti mes nesh një magji do të jetë.

S’do të ketë asgjë veç kujtimeve.
Ah buzëmbrëmje që vlejtën vuajtjen,
net të shpresuara për të të parë,
fusha të udhës sime, kube e qiellit
që po shoh dhe po humbas…
Përfundimtare si mermeri
të tjera buzëmbrëmje do të trishtojë mungesa jote.

Shqipëroi: Erion Karabolli

ObserverKult


Lexo edhe:

JORGE LUIS BORGES: KJO ËSHTË DORA QË LEDHATONTE DIKUR FLOKËT E TU…