Jorgo Bllaci: Mike moj, që s’vure mend një herë…

memli letra per dashurine

Mike moj, poezi nga Jorgo Bllaci

Ti këdo mbi dhe do ta çuditje,
Mike moj, që s`vure mend një herë,
Kur më sheh me vajza në shetitje,
Pse sërishmi bëhesh pikë e vrerë ?

Foshnjë ishe, foshnjë, mike mbete,
Ndonëse për dike tani je grua
Ç`dreqin ke, ç`tu shkrep pas kaq vjetësh,
Që xheloze bëhesh prap për mua ?

Unë kurrë ty s`ta kam rrëfyer
Brengën, që në shpirt mezi përmbaj
Dashuria, dashuri e fyer,
Gur më bën e nuk më le të qaj.

Ja kështu, moj mike, qenka jeta,
Ndodh që nga një herë, për çudi,
Lodhet prej mësimeve të veta
Edhe bëhet foshnje porsi ti.

Ne s`e qeshim tekanjozen jetë,
Po kur ne gabojmë, ajo harron,
Ndonse marrëzira bën dhe vetë,
Rënde na tall e na ndëshkon.

Mike, që më bëre të trishtuar
Të të qesh, as që më shkon ndërmend
Është i gjerë shpirti i përvëluar
Ka një vend dhe për gabimin tënd !

ObserverKult

Lexo edhe:

MONROE: MOTRAT JANË MIKET MË TË MIRA NË BOTË. SA PËR TË DASHURIT, ATA…

Marylin Monroe:

“Kjo jetë është ashtu siç e bënë vetë. Pavarësisht të gjithave, ndonjëherë do të bëni ndonjë rrëmujë, është një e vërtetë universale. Por pjesa e mirë e kësaj është se ju do të vendosni se si do ta bëni atë. Por mos harro, disa vijnë, disa shkojnë. Ata që qëndrojnë me ju në gjithçka – ata me të vërtetë janë miqtë tuaj më të mirë. Mos i braktis kurrë ata.

Mos harro gjithashtu se motrat janë miket më të mira në botë. Sa për të dashurit, ata do të vijnë dhe do të shkojnë gjithashtu. Dhe zemër, e urrej të ta them këtë, por një pjesë e tyre – në të vërtetë, shumica prej tyre do të ta thyejnë zemrën, por ju nuk bën të hiqni dorë, sepse nëse hiqni dorë, nuk do ta gjeni kurrë shpirtin binjak. Ju kurrë nuk do ta gjeni atë gjysmën që ju bën të plotë dhe që vlen për gjithçka.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult