Ju kujtohet kënga “Pyes lotin” e Elsa Lilës? Ju ftojmë ta dëgjoni… (teksti dhe video)

Ju ftojmë ta dëgjoni këngën “Pyes lotin”, kompozuar nga Valentin Veizi, me tekst nga Enrieta Sina, kënduar nga Elsa Lila.
Kjo këngë u shpërblye me vendin e parë në Festivalin e 35-të të Këngës në RTSH, në vitin 1996.

Teksti: Pyes Lotin

Të flisja gjuhët e gjithë botës
e të mos ndjeja dashurinë,
do isha si një gur i heshtur
këmbanë harruar në vetmi.

Të gjithë pasurinë e ndaja,
të mos shihja varfëri,
të digjej trupin do ta falja,
e le të bëhej hi.

Se ëndrrat edhe shpresat,
pa dashurinë janë thjesht një iluzion,
ndaj dua o njeri, t’i fal pak dashuri,
pa të çfarë është kjo botë, a e kupton?

Se loti që pikon, një zemër lëndon,
i vogël na duket, i madh sa një glob.
O botë e di se ç’të mundon,
se ka njerëz sot dhe duan vetëm lot,
s’njohin dashurinë, s’njohin mirësinë.

Të flisja gjuhët e gjithë botës
e të mos ndjeja dashurinë,
do isha si një gur i heshtur
këmbanë harruar në vetmi.

Të gjithë pasurinë e ndaja,
të mos shihja varfëri,
të digjej trupin do ta falja
e le të bëhej hi.

Dashuria, ëndrra, shpresa
kë të zgjidhja nga të tria
dhe një natë lotin pyeta
mu përgjigj… Dashuria.

ObserverKult

_____________

Kliko edhe:

Elsa Lila: Pse një buzëqeshje nuk ma falni dot?(teksti dhe kënga)