U jepja dashuri atyre që s’meritonin…

Kërkova falje, edhe kur nuk ishte faji im, nga Chiara Trabalza:

E lashë veten të lëndohesha edhe kur e dija se do e bënin, sepse unë ende besoj në premtime, në ëndrra, në përqafime. E lashë veten të lëndohesha sepse kam vendosur gjithmonë zemrën, edhe kur ishte me rrezik, edhe kur më dhimbte.

I lejova që të më bëjnë të ndihem e gabuara. Kërkova falje, edhe kur nuk ishte faji im. Prita në netët më të errëta që dikush të vinte dhe të më përqafonte. Ndonjëherë u jepja shumë dashuri atyre që nuk e meritonin.

E vërteta është se unë nuk di të jem më pak se kaq, nuk di të vendos më pak zemër. Sepse unë jam ajo që u besoj ende përrallave dhe përfundimit të lumtur, jam unë që besoj gjithmonë në to, deri në fund. Cilido qoftë udhëtimi, cilido qoftë destinacioni, unë shkoj gjithmonë atje me zemër.

ObserverKult


Lexo edhe:


RRËFIMI PREKËS I NJË GRUAJE TË DHU N UAR NGA BASHKËSHORTI…

faji im

Unë quhem Alice, jam 27 vjeçe dhe nesër martohem. Zemra po më dridhet nga lumturia. Ndjej flutura në stomak, në të gjithë botën e brendshme, në të gjithë brendësinë time. Bashkëshorti im quhet Luigi. Ai është dashuria e jetës sime. Dashuria që ndiej për të, është e pakufij.

Quhem Alice, jam 30 vjeçe dhe jam shtatzënë. Ndiej të përziera në mëngjes, sapo ngrihem nga shtrat dhe pasi hap sytë. Dhe në mbrëmje kam uri, uri për gjëra që nuk gjenden në frigorifer, ndaj Luigi duhet të dalë të blejë gjëra të ndryshme gjatë ditës, përpara se të kënaqë të voglin që jeton në barkun tim dhe që kërkon ushqim të veçantë. Luigi thotë se jam e bukur, nuk e besoj, kam shtuar dhjetë kilogramë, por gjithsesi e lejoj të më përkëdhelë me fjalët dhe duart e tij.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult