Khalil Gibran: Mund të qash… por s’ke përse të thyhesh…

Nga Khalil Gibran


Babai të thotë: Ti je fëmijë haram nëse nuk bën si unë. Prifti thotë: Ti je i pafe nëse nuk lutesh si unë. Gjykata thotë: Ti je kriminel nëse nuk u përmbahesh ligjeve të mia.

Ti i pyet:”E përse kështu?”

Ata të thonë:”Sepse të gjithë njerëzit këtë bëjnë.”

Ti u çirresh me forcën e dhimbjes dhe u thua:”Po, ama të gjithë janë të pakënaqur. Sakaq, unë dua të jetoj i lumtur.”

Ata përgjigjen:”Bëj si të gjithë njerëzit, sepse nuk je më i mirë se ata.”
E kështu, njerëzit vazhdojnë të jetojnë, të pushtuar nga fantazmat e gjyshërve dhe paraardhësve.

Një herë i thashë jetës: Dua të dëgjoj zërin e vdekjes… Jeta ngriti zërin paksa dhe foli: ”Ja, po e dëgjon tani.”

Faleni njëri-tjetrin, sepse jeta është shumë e shkurtër. I rrini pranë njëri tjetrit, sepse largimi është pranë. Po, të gjithë ne do të largohemi një ditë, dallimi i vetëm do të jetë orari i largimit të secilit.

Të metat tonë më të rënda janë kur merremi me të metat e të tjerëve.
Në zemrën e çdo dimri, pulson një pranverë plot jetë… dhe pas çdo nate terr, qëndron një ag plot dritë.

Askush nuk e arrin dot agimin, pa kaluar nëpër shtegun e territ.
Mund të qash, është e drejta jote. Mund të trishtohesh, është e drejta jote. Por s’ke përse të thyhesh.
Mund ta hasësh një fytyrë të ngjashme me fytyrën time, por një zemër të dytë si ajo se gjen dot.
Buzëqeshja në një çast shpërqendrimi është një takim i një lloji tjetër.
Dijeni se njeriu më i pasur nuk është ai që ka pasuri më shumë, por ai që ka nevojë më pak.

Përktheu: Elmaz Fida

ObserverKult

————————

Lexo edhe:

KHALIL GIBRAN: GRUAJA QË ZEMRA IME KA DASHUR KA IKUR…