Kjo është qyteza “e mallkuar” që ruan sekrete të frikshme

Rrëzë kodrave të jugut të Italisë, Colobraro duket si një panoramë e përkryer e njëkohësisht, e çuditshme.

Por, ky qytet mahnitës ka edhe një të fshehtë. Banorët, nuk do ta thonin kurrë emrin e vendit ku jetojnë. Colobraro, thuhet të jetë i mallkuar, sipas ngjarjeve të rënda dhe fatkeqësive që i tregojnë vetë banorët.

Legjenda se vendi është i mallkuar, njihet që në vitet ’40, kur kryetari i atëhershëm i bashkisë në Colobraro, Biagio Virgilio, thuhet se shpalli në mbledhjen e këshillit të bashkisë: “a mund të bjerë poshtë ky llambadar, nëse nuk po them të vërtetën”.

“Fshati pa emër”

Qyteza jugore në Itali, ruan sekrete të frikshme, sa edhe vendasit i referohen si “fshati pa emër”. Historitë nisën të qarkullonin pas viteve 1940, kur ish-kryebashkiaku Biagio Virgilio, tha në një takim të këshillit se “nëse nuk them të vërtetën, ky llampadar rëntë përtokë”, transmeton ‘konica.al’.

Çuditërisht, brenda disa sekondash, llampadari gjigant, nga tavani i ra mbi kokë kryebashkiakut dhe banorët besojnë, se ai lëshoi një mallkim për vendin. Fshatarët e besojnë mallkimin dhe tregojnë se një numër tragjedish të pashpjegueshme, kanë ndodhur prej atëherë. Fama e keqe është përhapur gjerë. Aq sa banorët thonë se në vendet fqinje, njerëzit u largohen kur mësojnë se dikush është nga Colobraro. Edhe vetë emri i qytezës ka një origjinë të tmerrshme. Vjen nga fjala ‘coluber’, që do të thotë ‘gjarpër’ dhe sikur thuhet mes banorëve, aty është vendi ku “jetojnë frymë të liga”.

Colobraro përflitet gjithashtu, si vendi i grave që bëjnë ma gji dhe i syrit të keq. Ato shpeshherë trajtoheshin dhe si shëruese. Pasi këshillonin njerëzit nga vendet përreth, për kurimin e dhimbjeve të kokës, apo edhe për t’u çliruar nga mallkimi.

Në kurat e tyre, ato përdorin një përzierje kripe, qymyri dhe uji, me të cilën fërkojnë në ballë personin e prekur dhe më pas, ujin e hedhin në rrugicat e qytetit. Por, megjithëse ato nuk ekzistojnë më, shumë tremben se fuqitë e tyre ruajnë ende efektin. Ka gjithashtu histori për gjëra të çuditshme që kanë ndodhur, si fëmijë të lindur me dy zemra ose tre mushkëri.

Aksidentet apo rrëshqitjet e dheut kanë ndodhur shpesh në Colobraro, por fatkeqësitë thuhet se prekin vetëm vizitorët.

“Fatkeqësitë i kanë sajuar njerëzit”

Elena di Napoli, banore, thotë: “Sigurisht, duke pasur parasysh origjinën time, jam e mbrojtur ndaj këtyre fenomeneve. Këto gjëra u ndodhin vetëm njerëzve që vijnë këtu për herë të parë dhe që i besojnë”.

Por, të tjerë i hedhin poshtë idetë dhe këmbëngulin se llampadri i ra në kokë e Biagio Virgilio-s, sepse nuk ishte montuar mirë.

Një tjetër vendas, Matteo, tha për BBC: “Don Biagio Virgilio? Sigurisht që e mbaj mend! Fatkeqësitë i kanë sajuar njerëzit. Kur dikujt që vjen në fshat i bie goma, apo i prishet motori, ata fajësojnë fshatin”.

Por, kjo përsëri nuk i ndalon banorët e Colobraros, të shfrytëzojnë thashethemet.

Çdo vit, ata japin një shfaqje në rrugë për të celebruar trashëgiminë famëkeqe të qytetit. Në festën e zakonshme gjatë muajit gusht, nuk mungojnë ‘shtrigat’, ‘magjistaret’, apo ‘njeriu-ujk’.

————

Lexo edhe:

QYTEZA QË PRET, POR NUK PËRCJELL MYSAFIRË

ObserverKult