Krist Maloki: Pse nuk po ndodh bashkimi kombëtar?

Nga Krist Maloki

Besa, nderi, burrnija

Së pari u paraqes përshendetjet dhe urimet ma të përzemërta n’emën të shokëve të Graz-it; pra, një ,,për gjith mot!” për ditën e Flamurit!-

  Sa per vehten t’ime kam dëshirë të flas pak mbi çêshtjen që preku zoti Doktor. U lutem pra të me jipni leje per ket gjaë e të më falni në kjoft se zgjatem teper, tuj u merzitë ju me shikjime të filozofisë, si e kam vet zakon perherë.

Kam dëshirë, tue perkitë ner megje të filozofisë, m’e e paraqitë sa ma kjart problemin e mos bashkimit të Shqiptarëve.

Due edhe m’e diftue mendimin t’im se si mund të shduket me pak mundim njajo lingatë, njajo dasië nermejt nesh.

   Shokë të dashtunë! -Jam plot i atij mendimi që mosbashkimi i Shqiptarve nuk rrjedhë nga cilsiënat apor veset e tyne, por se asht shkaktue perherë nga faktorë të ndryshem jashta shpirtit shqiptar.


Në qoft se hjedhim nji shikjim deri ner ma të largtat ngjarje në historiën tònë kombtare, mund të konstatojm se Shqiptarët perherë kan prishë harmoniën nermejt shoqishojt tuej u shtye prej forcash nga jasht.

Ma të shumten nevoja per të mbajtë gjall shpirtin t’on, si komb e si persona, na ka ba me ju pshetë njënit a tjetrit qi ishte i fuqishem; nevoja ma elementare e jetës na ka ba të mvarun shumë herë nga dashja, nga dëshira, nga kapricat.

Kështu ka ardh puna që jemi ba vegla e mjet. E kështu e kemi humbë karakterin t’on e me kët edhe një pjesë të shpirtit shqiptar.
Ma keq ndoshta se me kët bjerje, ma tepër materjale, kemi psue ner çaste ideale. Besimet e ndryshem e shkollat e kombeve të ndryshem që kemi ndjekë dalekadal na kan shtië në zemer sa e sa vetiëna shpirtnore në kundershtim me shpirtin shqitpar.

Na, jo veç, qi s’e kemi marrë vesht shoqishojn, por jemi ba gati me e farue, me e zhbijë shoqishojn.

Influksi i nji arsimi të ndryshem, infiltrimi i ideëve të ndryshme në zemer t’onë, na ka ba mos me u kuptue shoq me shoq, shkurt: na ka ba me u perçaë e me u shgatrue si trup organik.

  Në kët gjendje gjindet edhe sot kombi yn; në kët gjendje, shokë të dashtunë!Gjindemi mjerisht edhe na vet.

Nër ne, si studenta e randojnë ndoshta, pos faktorve të parapermendun edhe sa e sa të tjerë të kohes sotshme.

   Por prap detyra e jonë nuk asht me vue kritikë më njanen a tjetren personë; na duhet me shikjue se si mund t’i largohemi kesajë lingate, të cilen zoti Doktor e quejti ma parë ,,shqiptare”.

  Shokë të dashtun!- Jam mendue shumë herë permbi problemin e mosbashkimit të Shqiptarve e më ka dalë rasti me folë disa herë ner qarqe shqiptar, e mundem me ju thanë se gjithmonë kam gjetë pelqim të plot ner mendime qi kam ba mbi at problem.

Me gjith që kam me ju merzitë ndopak me kësi punësh filozofijet, se pa filozofië nuk më rihet, s’due të mungoj pa folë mbi te edhe këtu.

Mendimi im mbi zhdukjen e mosbashkimit t’on permbahet në dëshiren e këshillin që të bahemi të gjith ,,Shqiptarë”. Ky mendim u duket ndoshta shum i çuditshëm, e pak vet ndoshta kan mendue deri sot si un.

Na pergjithsisht e kemi zakon me folë e me propague per me u ba ‘’kombtar’’, pse jemi mësue me e vue fjalen ,, kombtar’’ ma nalt se fjalen ,,shqiptar”.

Por pra perndryshe qëndron puna; duhet të mendojm se kombtar mund të jet edhe njeni qi s’asht Shqiptar.

Idea e kombatriës asht një punë e mendes kurse idea e shqiptariës asht një punë e zemres.

Kemi kombtarë-si persona-ner ne qi s’kan qenë e s’janë as sot Shqiptarë, kuerse malcorët t’onë, tuej mos dijtë shka asht edea kombtare, kan qenë gjithmonë kombëtarë shqiptarë, pse zemra e tyne ishte shqiptare.

Ju të gjithë, e sidomos ata qi kan mbarue një gjymnaz, e dini nga msimet e psikologiës, se çdo ideë e fuqishme duhet bazohet ner ndjenja të verteta.

Një ide që do me sjellë fryt duhet të jet e mishnueme në zemrën t’onë , pse vetëm aty asht baza e sajë. Idea, si nji produkt i mendes (=intelektit) asht perndryshe një fjalë n’ere, nji fjalë e thatë.
T’ishin gjysa të verteta fjalët e ,,patriotve” t’onë, na s’do t’u gjindeshim sot në kët pikë të hallit.

Të bahemi Shqiptarë! Vetem ,,Idea Shqiptare” e mishnueme në zemër t’onë ka per të na bashkue e me na ba të fort kundra çdo reziku.


Shka kuptoj vet me ,,Ideën Shqiptare” e kam diftue pak a shumë n’artikullin t’im në libër ,,Naim Frashërit 1925” e ner do vende tjera. Këtu s’po due me u zgjatë teper e me hyë ner analyza psikologjike e kulturfilozofike; po permlidhem prandej ner pak fjalë.


,,Idea Shqiptare” per mue, karakterizohet neper tri cilësina të shpirtit të vertet shqiptar që janë : Besa- Nderi- e Burrnija.

Këto tri vetiëna e fundamentale e perbajn pra njatë ideë. Neper mija shekujsh e ka ruejt Shqiptari atë ideë në zemer të vetë.

Besa, nderi e burrnija e ka ba Shqiptarin luftar e hero, e ka ba me i mohue komodet e jetës e me pasë mënië interesave te prujta.

E dini mjaft mirë se fjalori shqiptar s’ka fjalë per ,, interesë”. Prandej s’kan qenë të perçaëm kur Shqiptarët e vertet. Ku s’ka interesa materjalistike e të ndyeta, aty s’ka edhe grindje.

E pra shpirti shqiptar nuk njef aso interesash. Kemi luftue te njeni e tjetri, i kemi ba hyzmet sulltanave per sa qindvjet e prap se prap kemi mbetë njata të parët. Shqiptarë të pamvarun, në shpirt t’on personalitetet individuala.

Sa ka vlue ,,Idea Shqiptare” ner zemra t’ona, kemi pas besë e nder e burrnië, kemi dasht e nderue shoqishojn, e na kan nderue bota.

Pesqind vjet robnijet e s’kan mujt me na thye e shkatrue. Idea Shqptare, fsheh ner zemra t’onan qenë fortesa e pathyeshme per sulmimet e ndryshme t’anmiqve t’onë.

Shqiptarët kan ndejë e kan durue, kan hjekë pikën e ziës per njatë ideë; por gjithmonë kan mbetë kryenalt kan dasht shoqishojn e e kan dnerue njeni tjetrin.

,,Idea Shqitpare” i ka ba me e shikjue shoqishojn të denjë për Besë e Nder e Burrnijë.

Hovi i njajë ideje i ka ba Shqiptart m’u daë gjithkund me faqe të bardhë. ,,Idea Shqiptare” qi ka vlue msheftas ner zemra të tyne, ner sa e sa shekuj, ka shpërthye një ditë e asht ba shkak per ,,Rilindjen Kombëtare” qi festojm sot.-

Shokë të dashtun!-E di fort mirë që s’jam i zoti i fjalës, por shpresoj se me pak ,, voluntas bona” keni muejtë me kuptue, shka kam dashtë me thanë me fjalët e mija.

Vazhdimin e mendimeve të mija kujtoj se e dini tash vetë.

Puna e jonë, si studenta shqiptarë, s’asht gja tjetër, veç se si me mujetë me u ba Shqiptarë.

Në daçim me u bashkue e me punue per kombin t’on, së pari duehet të mishnojim na në vedi ,,Ideën Shqiptare”. Zoti Doktor proponoj një mënyrë militante e përgjithsisht aktive nga jasht, per të shdukë dasiën a mosbashkimin nermjet nesh.

Un kujtoj se se një veprim i atill s’ka per të sjellë fryte po s’punueme na ma parë në vedi. Po s’u bame na vet ma parë modeli e kallëpi i atij ideali qi duem t’a e perhapim, po s’u bame vet majë e thartinë, s’kemi ça e gatuejm brumin e kombit shqiptar.

E na, o shokë, në kjoftë se bahemi me të vertet Shqiptarë, s’kemi shka friksohemi, s’kemi shka turpnohemi para botës së huejë. Idea Shqiptare ka per të na dhanë prap besë e nder e burrnië, ka per të na dhanë bashkim permrenda e shkelxim përjashta.

E në kaq, kujtoj, se permlidhet ideali i nji studenti shqiptar. Detyra e jonë asht me kundrue e germue se si me i gjetë ma leht elementet e shpirtit shqiptar e me i ba t’onat.

Duhet të zdrypim si minierë kah fellsiënat e atij shpirti per me i nxjerrë vizaret e paçmueshem qi jan mëshefë aty mrenda.

Shokë të dashtunë! Asht një aksjom i psikologiës moderne se njeri s’mund të dalë nga lëkura e vetë, d.m.th. s’ka shka nxjerrë nga zemra e vetë se atë qi i ka falë Zoti.

Shkrimet e Wundt-it në pikëpamje të psikologiës së popujve janë bazue mbi këtë thezë: një popull ja e zbaton ideën qi i vlon në zemër, ja se shkimet kadal e vdes.Rojtja e kombit shqiptar asht pra e lidhunë me ,,Ideën Shqiptare”.

Sa do që mësojm na ner shkolla të hueja, sado që bahemi, si thomi shumë herë, të ,, kulturuem, po s’kulturueme në vehten t’onë ideën që na ka leë në zemër, na kemi per të mbetë gjithmonë gjysmakë e kemi per të sharue dalekadalë në haresë të perjetëshme.

Në dorë t’onë, o shokë, asht fati i kombit t’onë! Ky mendim vetem duehet të na mbushë plot gëzim e shpresë, e të na baj me i lanë më njen’anë vogëlsiënat e jetës së perditshme.

Kuer xen vend në zemër t’onë ,,Ideë Shqiptare”, kuer të bahemi rishtas Shqiptarë, atëherë kemi me u nderue si Shqiptarë- se ,,Idea Shqiptare” perbahet prej tri cilësinash, qi janë:
   Besa – Nderi-e –Burrnija…

      *Dialeria, organ i Shoqnies studentëve shqiptarë Albania në Vjenë, Viet X, vol. II, nr. 7, kallënduer 1929, fq.4-5, Vjenë.

Shkëputur nga libri i Krist Maloki: REFLEKSIONE- Kritikë (letrare), analiza dhe mendime

Përgatiti: ObserverKult


Lexo edhe:

KRIST MALOKI: KANGA E MILETIT TË PRIZRENIT

Nga Krist Maloki

Duhet dijtë se katholikët e Kosovës mund të merren si ndër ma të vjetrit e Ballkanit. Në mos të gjithë Evropës.

Hulumtimet speciale që janë tuj u ba në kohen e fundit kallxojn se si Shën Pali tuj ardhë nga Palestina e nepër Selanik aty kah vjeti 60 mb. Kr.,i ndërtoj të parat komuna kristjane afër Shkupit e Përzerendit.

Shkupi i hershëm (latinisht Scupi) dhe Perzerendi (Latinisht Theranda) kishin asokohe një randsie të veçantë. Si qendra të forta romake-militare, administrative dhe tregtare.

Këtu u dajshin edhe rrugët kryesore të Ballkanit. Vijshin nga Lezhja (Lissus) dhe Selaniku (Thesalonike). Rrugë të vjetra illyrjane, çojshin perpjet kah Beligradi e Transilvanija.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult