Kroni i Saraçit, uji i tij ia ktheu shikimin një njeriu

(Strellc, Deçan)

Ish kanë ni saraç n’Pejë. Kta saraçt dajm ungjun rrinë tuj kepë.
Ish kanë qerrue ai saraçi; shum kohë ish kanë metë i qerruem. E sheh ‘i anërr ni natë qi me shkue tu nifarë kroni n’filan vên. Tjetër krue s’ka kërkun n’at krah, as ngat as larg, veç qaty â krue. Me shkue tu filan kroni n’mal t’Strellcit n’Prapashti, ku âsht ni gurë i gatë, Guri i Sallakit. Çohet nesret, u kallxon djemve, u thotë:

-Ksi, ksi, ksi e kam pá ni anërr.
-Po, more, â kollaj me t’çue. Na e gjâjmë kronin.
E marrin, e hipin n’kali e shkojnë tu’ dvetë ku â’ filan kroni n’Prapashti. Kta çobât edhe i dinë krojet ku janë edhe e drejtojnë e e çojnë tu ai krue. I lan sytë, pin ujë, pushojnë pak. Nisin e i kfjellen sytë, tuj pá, tuj pá…i lán edhe ni herë, edhe ni herë.

Ka ba lazëm m’u zhdjergë n’kamë t’veta, pa e hipë n’kali e pa e prekë kush me dorë. U shnosh.
At ditë e sod kronit i ka metë emni Kroni i Saraçit, se aty iu shnoshën sytë saraçit. Kroni s’ka ndryshue hiç. Si â’ kanë qashtu âsht.

*Shkëputur nga libri i Anton Çettës: “Nga folklori ynë 1”

Përgatiti: ObserverKult  

————————————————————————————————-

LEXO EDHE: LEGJENDA POPULLORE: VLLAU I VOGËL JA SHËROI SYTË BABËS

Vllau i vogël ja shëroi sytë babës

(Tërpezë, Drenicë)

Ish kanë ni plak e i kish pasë tre djem. Ish plakë fort edhe ish qorrue. I thirri djemt:
-O bir, pa eni se due me ju dvetë baba dishka. A dini naj farë ilaçi për mue m’u ba i ri edhe me m’ardhë kta sy qi m’u kanë qorrue?

Djemt, iu përgjegjën:
Jo, babë, s’dina kurrgja veç po dalim e po kërkojmë.
Të tre djemt u nisën për udhë me e kërkue ilaçin për babën. Ec, ec, ec, mrrinë te ni rrugë kryq.

-A dahemi qitash e e lypim ma gjanë ilaçin? –tha njani.
-Po, dahemi edhe po e lamë m’u përpjekë qitu n’kto tri udhë kryq krye ni mueji.

Edhe u danë. Dy djemt e mdhaj ja majtën dy rrugve përpjetë. I treti ja majti rrugës ‘tretë. Eci nja tri ditë edhe u zatet me ni çikë. I tha:


-Oj çikë, a mos ke hetue nakun noj farë ilaçi, noj farë kroni me i la e me i shnoshë sytë se m’u ka qorrue baba?

-Ec, more djalë, e dil n’qat bjeshkë, -i tha çika. –Qaty âsht ni çikë e madhe. Qato m’e vetë, se ajo e din guhën e shpenive e ban vaki ajo din naj sên.

Eci djali edhe shkoi n’at bjeshkë. U zatet n’at çikën e madhe . Nisi djali e p’e dvetë çikën:
-Oj çikë, kam ardhë me t’vetë a mos di naj farë ilaçi, se m’u ka qorrue baba?

-Prit pak, bre djalë, se due m’i thirrë shpenit, mos bâ vaki qi di nanjâ’, se ku munet me u gjetë ai farë ilaçi.
Hypi çika n’ni kodër edhe u bërtiti shpenive n’guhën e tyne. I thirri me ardhë tâna sa ishin. Kur u grumbulluen shpenit, i dveti çika:

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU