Ku qenë njohur: në një ëndërr të tij apo të saj?!

Nga Marcos Aguilar

Heshtjes sime të përhershme…
Vetëm për t’u ndodhur pranë njëri-tjetrit, pashmangshëm, e panë veten në një prekje trupash harmonikë dhe luhatës. Lojcakë, rënkuan dhe gazmuan. Shkrirë në djersë, harruan lëndimet e çastit që dashuria i çon në melankoli dhe kujtime. Më në fund, ia dhanë të qarit, si ato bishat e plagosura nga zjarri i disa puthjeve, sepse e kuptuan që kurrë, kurrë nuk do ta merrnin vesh se ku qenë njohur: në një ëndërr të tij… apo të asaj.

Përktheu: Bajram Karabolli

ObserverKult


Lexo edhe:

BAJRAM KARABOLLI: KAM JETUAR ME HERONJTË E LIBRAVE, JO TË PUNËS SOCIALISTE