
Stavri Shkurti ishte një ndër aktorët më të mëdhenj shqiptarë.
Fatkeqësisht, ai u largua shumë shpejt nga kjo jetë, teksa u nda nga jeta në Greqi në vitin 1998.
Ai kishte emigruar familjarisht, me gruan dhe dy djemtë, Dionisin dhe Gjergjin, nga Korça për në Greqi pas viteve 1990-të.
“Atje në një spital në Greqi, Stavri Shkurti ‘interpretoi’ një bisedë me ëngjëjt”, kujton e shoqja e aktorit të njohur, ditët e fundit të tij.
Pengjet për nderimin e munguar ndaj burrit të saj aktor janë disa.
Por më i dhimbshëm është ai i dhunimit që iu bë artistit të mirënjohur në banesën e tij të fundit, në varrezat publike të qytetit.
“I kanë vjedhur te varri kryqin, fenerin dhe germat e emrit prej bronxi. I kishim punuar në Greqi dhe i grabitën se shkëlqenin si flori”, tregonte Florika Shkurti kohë më parë.
Sepse në Shqipëri, ne jo vetëm që nuk i nderojmë artistët në të gjallë, por i poshtërojmë edhe kur vdesin. Rasti i Stavri Shkurtit është më emblematiku./vjosa.net
ObserverKult

Lexo edhe:
STAVRI SHKURTI, AKTORI QË ME ZËRIN DHE INTERPRETIMIN E TIJ I BËNTE TË GJITHË PËR VETE
Përkujtohet sot ndarja nga jeta e njërit prej ikonave të artit shqiptar.
Stavri Shkurti lindi në qytetin e Korçës më datën 5 gusht të vitit 1927.
Lidhjet e tij me teatrin janë shumë të hershme, sepse që në moshë fare të re angazhohej shumë shpesh me trupat amatore teatrore në qytet.
Më vonë ai studion për inxhinieri hidrologjike në Çekosllovaki, pavarësisht se për asnjë moment nuk u shkëput nga teatri dhe kinemaja.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult