A e dini pse themi “shëndet” pas teshtitjes

Një nga supersticionet më të njohura që besohet të ketë lindur që në Mesjetë, është nevoja për të thënë “Zoti të bekoftë”, ose siç themi ne “Shëndet!”, pasi dikush teshtit. Dhe kjo për disa arsye.

E para dhe më e zakonshme, ishte epoka e sëmundjeve të rënda, sidomos Murtajës, kur nëse një person teshtinte, ishte një shenjë e mundshme se mund të ishte duke u sëmurur për vdekje.

Përveç kësaj, besohej se teshtitja i jepte djallit mundësinë për të hyrë në trupin e njeriut, dhe për këtë arsye personi që kishte teshtitur, kishte nevojë për ndihmën e Zotit dhe kishës, për ta nxjerrë jashtë atë. Urimi “Zoti të bekoftë”, besohet se ishte një mënyrë për të penguar futjen e djallit në trup.

Meqë shumica e njerëzve, nuk ishin në gjendje të përballonin vizitat tek mjeku, e vetmja gjë që mund të bëhej për të ndihmuar një person që të mos sëmurej ose të humbiste shpirtin e tij, ishte ta izolonin atë me shpejtësi nga pjesa tjetër e popullatës.

ObserverKult

—————————–

E dhimbshme: Si u ndanë nga jeta njerëzit më të dashur të Karlos Fuentes

Lexo edhe:

E DHIMBSHME: SI U NDANË NGA JETA NJERËZIT MË TË DASHUR TË KARLOS FUENTES

DASHURITË DHE FATKEQËSITË E KARLOS FUENTES

(Fragment)

Karlos Fuentes miku më i afërt i nobelistit Gabriel Garsia Markes, kaloi një fëmijëri dhe adoleshencë të gëzuar. Por jeta e tij familjare qe e mbushur, njëherazi, me lumturi e dhimbje.

Fuentesi shquhej për bukurinë e tij mashkullore. Dhe shijen e hollë për t’u veshur, gjë që bëri të adhurohej prej femrave të kohës dhe sërës së tij.

Më 1958, kur ishte 30 vjeç, Fuentes bie në dashuri me aktoren e famshme meksikane Rita Masedo (María de la Concepción Macedo Guzmán). Ajo ishte tre vite më e madhe nga Fuentesi. Ajo la burrin e dytë për shkrimtarin e ri simpatik. Bashkë patën një vajzë…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult