Kafshata e madhe t’mbetet n’fyt/ Kush ha shumë i del për hunde!

mallkime fjalë të urta dy lopë

Ju ftojmë të lexoni disa fjalë të urta shqipe që si zakonisht të befasojnë me mençurinë popullore që shprehin:  

Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi.

Gjithë gishtat dhembin njësoj!

Budallait hapi rrugë!

Kush s’ka kokë, ka këmbë!

Gjuha vete ku dhemb dhëmbi!

Ujku mjergull kërkon.

Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë.

S’lidhet kali me pe.

Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas.

Ruhu nga thëngjilli i mbuluar.

Për një pe, për një gjilpërë, vajti dëm një punë e tërë

Më mirë një luan në krye të gomarëve, sesa një gomar në krye te luanëve!

Dashuria që ushqehet me dhurata ka gjithmonë uri!

Njeriu pa shokë, si muri pa tokë.

Miku i mikut tim, është edhe miku im.

Një krah s’mban kala.

Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja.

Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin.

Shokë bashkë, e bukë veç.

Shoku sa duhet, aq qortohet.

Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat.

Jo gjithmonë “mirë se të gjeta” po edhe “mirë se erdhe”.

Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen.

Nga fryn era kthen gëzofin.

Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë.

Keq më vjen, po dëm s’më bëhet.

Ku s’të thërresin, mos shko; ku s’të pyesin, mos kuvendo.

Këpucari i ka këpucët e grisura.

Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës.

Kopraci s’të jep të zezën e ullirit.

Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë.

Ku rënça mos u vrafsha.

Kur të kem me thasë, të të jap një trastë.

Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot.

Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar.

Sevapi as shitet, as blihet.

Ta shef bojën, sa ta ka nevojën.

Dardha dhe sëpata e kanë bishtin mbrapa.

Kur s’di not mos u fut në ujë.

Kush ha shumë i del për hunde.

Kush shef ma sëpari barkun, asht i mangët nga trutë.

Ç’del nga goja, hyn në vesh e del për hunde.

Kur flet shkopi të vret.

Kur han bukë misri, kujto bukë thekri.

Kashata e madhe të ngec në fyt.

Përgatiti T.K/ ObserverKult

Lexo edhe :

FJALË TË URTA POPULLORE SHQIPTARE PËR MIKUN

THËNIE TË URTA ANGLEZE: NDIZE QIRIUN E TJETRIT POR MOS E FIK TËNDIN!

FJALË TË URTA IZRAELITE: PICKOJE VETEN, DO TË SHOHËSH SE SA I DHEMB TJETRIT