Lasgush Poradeci: Ishe vogëloshe…isha mituri…

Ishe vogëloshe…isha mituri…
Kur më dole mbudhe, ti moj lumja ti!
Vinte perëndimi me të vagëlluar
Pa m’i shtire tinës ata syt’ e shkruar.
Ata syt’ e shkruar, sytë moj të fjetur,
Shtatë vjet me-radhë t’i kam përshëndetur.

Kur më pe së pari, more-e m’u largove,
Kur më pe së dyti, more-e m’u afrove,
Kur më pe së treti, more-e më pushtove,
Të putha në gushë, ti m’u turpërove,
Papo ule kryet e shkove vajtove.