Latino Band: Ke me u pendue… (teksti dhe kënga)

Të kujtohet ty pranvera
puthjet plot pasion
të kujtohet ty ngahera
kjo zemër të kujton.

Kur gjethet do të bien
të vyshkura mbi dhe
atëherë ke me besue
sa e pabesë ti je.

Ti më ke braktisur
të qofshin haram ndjenjat e mia
se larg dashnisë,
lindi në zemër pabesia.

Ke me u pendue
por atëherë ka me qenë vonë
e tuj lotue
të bjen ndërmend dashnia jonë.