Leo Buscaglia: Po qeshët, ka rrezik t’ju marrin për budallenj…

Nga Leo Buscaglia

“Po qeshët, ka rrezik t’ju marrin për budallenj”. E pastaj? Ku ka më të gëzuar e më të kënaqur se budallenjtë?
Po qatë, ka rrezik t’ju marrin për sentimentalë”. Natyrisht që unë jam sentimental. Më pëlqen! Lotët mund të jenë të dobishëm.

Po vendose kontakt me një tjetër, ka rrezik të hysh në marrëdhënie të vërtetë”. Cili është ai që rrezikon kaq? Unë, unë dëshiroj të rrezikoj!

Po i shfaqe ndjenjat e tua, ka rrezik të tregosh ‘unin’ e vërtetë”. E pse jo, çfarë kam tjetër për të treguar?
Po shfaqët idetë dhe ëndrrat tuaja përpara turmës, ka rrezik që t’ju quajnë naiv.
Oh, më kanë thirrur me epitete mjaft më të këqija.

Po dashurove, ka rrezik të mos ta kthejnë me të njëjtën monedhë.

Po unë nuk dashuroj që të ma kthejnë dashurinë.

“Po shpresove, ka rrezik të dëshpërohesh; po tentove, ka rrezik të dështosh”. Por është e nevojshme të kalosh rreziqe, sepse rreziku më i madh në jetë është të mos rrezikosh asgjë. Njeriu që nuk rrezikon asgjë, nuk bën asgjë, nuk ka asgjë, nuk është asgjë dhe nuk bëhet asgjë. Mund të shmangësh vuajtjen dhe ankthin, por nuk mund të mësosh, të ndjesh, të ndryshosh, të përparosh, të dashurosh dhe as të jetosh. I lidhur me zinxhir nga siguritë e tua bëhesh skllav. Ke hequr dorë nga Liria. Vetëm njeriu që rrezikon është me të vërtetë i lirë.

*Fragment nga: Të jetosh, të dashurosh, të kuptohesh, Botimet Çabej

ObserverKult

———————————————–

Lexo nga Leo Buscaglia edhe:

NUK DUHET TË PRITNI PËR TË MARRË DIÇKA SI SHKËMBIM PASI KJO ATËHERË S’ËSHTË DASHURI

ObserverKult ua sjell disa thënie të Leo Buscaglia:

Mendojmë se të jesh i rritur do të thotë të jesh i pavarur e të mos kesh nevojë për askënd. Ja përse të gjithë po vdesim prej vetmisë.

Është ngjashmëria që na bashkon, por është e reja që na mban bashkë.

Ne bëhemi vërtetë njerëzorë vetëm kur hapim krahët dhe rrezikojmë duke iu besuar të tjerëve.

Lexo të plotë KETU