I kam në mendje vuajtjet tuaja si të ishin të miat…

Letër dashurie e Emma Darwin për Charles Darwin-in:

Unë nuk mundem t’ju tregoj juve, gjithë dhimbjen që kam ndjerë për të gjitha vuajtjet tuaja gjatë javëve të fundit, që ju keni pasur kaq shumë kokëçarje.
Nuk mundem t’jua tregoj as mirënjohjen që kam ndjerë për shikimet e ndjeshme dhe të qeshura që më keni dhënë, kur unë e dija që ju keni qenë në situata të pakëndshme.

Zemra ime ka qenë shpesh shumë e plotë për të folur ose për të marrë ndonjë sinjal. Unë jam e sigurt se ju e dini që unë ju dua aq shumë sa për të më besuar se i kam në mendje vuajtjet tuaja si të ishin të miat. Në mendjen time gjej lehtësim, vetëm kur mendoj se çdo gjë ka ardhur nga Zoti, dhe përpiqem të besoj se të gjitha sëmundjet dhe vuajtjet, do të na ndihmojnë për të lartësuar mendjet tona dhe të shikojmë përpara, me shpresën e një gjendjeje të ndryshme.

Kur unë shoh durimin tuaj, dhembshurinë e thellë për të tjerët, vetëkontrollin dhe, mbi të gjitha, mirënjohje edhe për gjënë më të vogël të bërë për t’ju ndihmuar, unë nuk mund ta ndal dëshirën e madhe që këto ndjenja të çmuara duhet t’i ofrohen qiellit për hir të lumturisë suaj të përditshme. Por, e gjej shumë të vështirë në rastin tim.

I ndjej thellë në zemër, cilësitë tuaja të admirueshme, ndjenjat dhe, gjithë ç’shpresoj është që ju t’i ngrini ato lart. Unë do ta ruaj këtë pranë vetes, derisa të ndihem e gëzuar sërish për ju.

Por, këto më kanë shkuar në mendje shpesh këto kohë dhe mendova t’jua shkruaj pjesërisht, për të lehtësuar mendjen time.

LEXO EDHE: Letër dashurie: Sonte kam ëndërruar të kthehem te ti…