Letër dashurie: A thua do të lodhemi ndonjëherë nga njëri-tjetri?

Foto ilustrim

Shkrimtari i famshëm francez, Gustave Flaubert, i shkroi këtë letër të dashurës së tij, Louise Colet, në vitin 1846.

Po, që prej së mërkurës të dua në një mënyrë tjetër; më duket sikur jemi më të lidhur, më të afërt, sikur më pak gjëra nga bota e jashtme mund të ndikojnë në lidhjen tonë; që, edhe sikur të mos piqemi për një kohë të gjatë, kjo s’do të thotë gjë dhe së fundmi.

(A mendon edhe ti kështu?) dashuria jonë është bërë më serioze, duke humbur pamjen e jashtme. A do ta dish shkakun? Se mbi të gjitha kemi qenë të vërtetë; se i jemi dhënë natyrës pa art, pa u turbulluar, si fëmijët e gjorë të padjallëzuar që e kanë sefte. Po kështu, prej saj unë s’mora hidhërim, por një ngrohtësi shumë të këndshme që më mban në një ëndërrim epshndjellës…

Megjithatë, këtë mbrëmje iu vura punës, ama me shumë mundim… të punojmë sa më mirë, pastaj do të piqemi hera-herës, kur të mundemi; do t’i japim njëri-tjetrit një vrullimë të mirë ajri, do të ngihemi sa të vdesim; pastaj do t’i kthehemi agjërimit. Kush e di? Ndoshta është mënyra më e mirë për të shkruar si duhet e për t’u dashur shumë. Kush mund të na sigurojë se, duke jetuar gjithnjë së toku, nuk do të lodhemi nga njëri-tjetri?

Do të ketë dyshime, mbase edhe xhelozi; prej këtej zemërime, zënka. Do të vazhdojmë të takohemi nga kokëfortësia apo zakoni dhe jo nga dëshira, si tani. Megjithatë s’e besoj këtë. Ti je tejet e mirë, ëmbëlake, tejet e përkushtuar, ndryshe nga gratë e tjera që janë aq egoiste, aq të ashpra me burrin që dashurojnë.

ObserverKult

—————–

Lexo edhe:

“MALLKIMI I NJERËZVE QË NUK NDJEJNË DOT DHIMBJE”