Liljana Kondakçi: Vajzë moj, lule moj… (teksti dhe kënga)

Liljana Kondakçi është këngëtare shumë e njohur. Përpos festivaleve të Dhjetorit, ajo me shumë sukses paraqitet në të gjitha aktivitet tjera të organizuara në Shqipëri per afro 30 vite. Është e njohur edhe për interpretimin e shumë kolonave zanore të filmave shqiptarë si: “Udhëtim në pranvere”, “Kur po xhirohej një film”, “Një vonesë e vogël”, “Fejesa e Blertës”, “Kur bien maskat”, “Ëndërr për një karrige” etj.

Liljana ka interpretuar edhe ne dy filma shqiptarë. Në filmin “Udhëtim në pranverë”, ajo interpreton rolin kryesor të një këngëtareje të quajtur Valbona.

Ajo njihet për interpretimin e këngëve “Këputa një gjethe dafine”, “Himni i jetës” etj.

Në vazhdim e gjeni tekstin dhe videon e këngës “Vajzë moj, lule moj” të interpretuar nga Liljana Kondakçi:

Pikoi vesa e mëngjesit,
Hapi dielli syrin e zjarrtë
Nëpër fushë ç’ta ndieva hapin,
Shoqe moj!

Bëj të them një fjalë të ëmbël,
Po ti ikën bëhesh erë,
Rend e qesh por si një flutur
Nëpër fushën tonë të gjërë.

Do të vij si fllad i majit,
Do të gjej, moj lule fushe
Faqet që t’u bënë flakë të kuqe,
kur të thashë do të marr nuse.

Në mes shoqesh ty të gjeta,
Gruri i artë dallgëzonte,
Nëpër fushë ç’ta ndjeva zënë,
Shoqe moj!

E përgatiti: A. S -ObserverKult

—————————————

Lexo edhe:

LILJANA KONDAKÇI: DASHURIA… MË NDJEK KUDO (TEKSTI DHE KËNGA)

Këndon Liljana Kondakçi

Po shkoj tek ajo
përpara rrugës së fabrikës
po e pres
ajo më dashuron
s’e kuptoj pse i kam ndenjur
ftohtë dhe larg.

Pse dashurinë
e saj s’ia kthej
ajo kaq shumë e do.

Po shkoj tek ajo
përpara rrugës së fabrikës
po e pres
ajo më dashuron
Dhe sikur larg të shkoj
Ajo më pret
Në dashurinë e saj unë jam
E do të jem unë përgjithmonë.

Edhe vitet sa më shumë të shkojnë
dashuria e saj më kthen
dhe atje mbes gjithmonë.

Dashuria e saj më ndjek
Më ndjek mua kudo.