
ObserverKult ua sjell disa thënie të Abraham Lincoln:
Askush nuk ka kujtesë aq të mirë sa të jetë gënjeshtar i përkryer.
Nuk janë vitet e jetës sate që kanë rëndësi, por jeta në vitet e tua.
Njerëzit që nuk kanë vese, edhe virtyte kanë pak.
Askush nuk mund të qeverisë një tjetër pa miratimin e tij.
Mund t’i gënjeni të gjithë për pak kohë ose dikë përgjithmonë, por nuk mund t’i gënjeni të gjithë përgjithmonë.
Shmange famën nëse do të jetosh në paqe.
Gjëja më e mirë e së ardhmes është se vjen nga një ditë për herë.
Më mirë të jem askushi, se të jem një njeri i keq.
Sigurohuni që keni vënë këmbët mirë, pastaj qëndroni të fortë.
ObserverKult