Luan Zhegu: Zemra ma do që diçka të them (teksti dhe kënga)

Mbrëmë vajza jonë me ndrojtje tha
zemra ma do që diçka të them
një rozë e lehtë përmbi faqe i ra
dhe filloi të na tregonte.
Për një djalë që dashuronte
e ndjeva se atë çast ishte rritur shumë.

Bashkë me vitet fëmijët rriten
s’e kuptojmë.
Befas vjen një ditë
kur fëmijët tanë dashurojnë.

Ju afruam vajzës ju ulem pranë
e përqafuam plot dashuri
kuptuam se ajo s’ishte më fëmijë
Ndjemë zemrën t’i trokiste
ndjemë të ardhmen që t’i fliste
Nuk kish për ne më të madhe lumturi!

Lexo edhe: Luan Zhegu: Imazhi yt më shfaqet përpara ngadalë (teksti dhe kënga)