Lul Beshaj: Ti erdhe në jetën time në kohë të ftohtë

babi te do fort, poezi nga Lul Beshaj

Ti erdhe në jetën time në kohë të ftohtë,
Kur zemra e lodhur qe gati të dorëzohet
dhe ditët e mia të miat s’ishin dot
Ti erdhe tek unë siç vjen kush jetohet…

Ti erdhe tek unë siç era mbi dunë
Siç shtërgu tek foleja e tij
Ti erdhe tek unë më shumë se vetë unë
dhe gjete aty një fëmijë…

Ti erdhe tek unë pa bujë, siç vjen hëna
dhe ndrite gjithë ç’qe errësirë
I more dhe ëndrrat në orët e vona
I more, sa mirë!

Ti erdhe, dhe rrënjët hodhe pa ditur
se tek ky shpirt asgjë më parë nuk kish mbirë
Tani nga aty është vonë për të ikur…

*Titulli i origjinalit: “Asaj…”

ObserverKult

LEXO EDHE: Lul Beshaj: E heshtun ka me kenë goja eme, por jo zemra eme për ty