
A vallëzove me engjëjt e vegjël
teksa ishe duke ëndërruar?
A të ndriçoi flutura
tek u dogj
në dritën e trëndafilit të përjetshëm?
A t’u shfaqën
fenikse të qarta.
a mos të thirrën në emër?
A e pe agimin
duke lindur nga gishtërinjtë
e njeriut që e dashuron?
A e preke ëndrrën me dorë?
Apo mbase e le ëndrrën që të ëndërrojë vetëm,
kur vure re mungesën tënde të befasishme?
Jo, assesi, kësisoj nuk flaken
ëndrrat e ëndërrimtarëve, pasi ata përvëlohen
duke e plotësuar jetën në ëndërr.
Më thuaj: si do ta kishe jetuar
ëndrrën tënde në një vend diku,
të të them se kush je!
Dhe tani
ndërsa zgjohesh kujto:
a i bëre keq ëndrrës sate?
Nëse po,
kujto
vallen e fundit të mjellmës!
Përktheu: Agron Islami
ObserverKult
—————–