Manjola Nallbani: Jam vetëm unë për ty tani (teksti dhe kënga)

Kur më sheh në sy,
bota le të ndalë
çastin si ta ngri
s’më duhet asnjë fjalë
tjetër gjë s’kërkoj
nëse të kam pranë
tek ti jam e mbrojtur
e ndihem e gjallë.

Më dridhet zemra e ndalet fryma
kur jam me ty.
Më dridhet zemra e ndalet koha,
jemi të dy.
Jam vetëm unë e vetëm unë
për ty tani.
Se ti je fati im.

Veten ty ta fala, ta fala
dashurinë e ndjeva
e ndjeva si në përralla
ta fala, veten ta fala
dashurinë si në përralla.

Ty të ndjej, je vetëm ti
Ty të ndjej, je fati im
je vetëm ti fati im
jam vetëm unë për ty tani.

Nga po kjo këngëtare: Manjola Nallbani: Mbeta vetëm unë… (teksti dhe kënga)