Marie Kraja: Unë ty moj të kam dashtë (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të dëgjoni njërën nga perlat e kënduara nga Mare Kraja:

Unë ty moj të kam dashtë,
Prej së vogli, deri n’pleqni,
S’të vjen keq e me më lanë,
E të marrish tjetër njeri?

Sytë e mi ma s’po shikojnë
Qajnë e rrjedhin si burim.
Ah moj zemër, shumë durove
Digju, kallu, hajde bre shpirti im!

ObserverKult

———————————

MARIE KRAJA: MIDIS BALLIT MA KE NJI PIKË (TEKSTI DHE KËNGA)

Midis ballit ma ke nji pikë
Shtatin moj si selvi,
Foli e qeshi ashikut moj dritë
Kur më del moj si pehrri.

Mbret i luleve drandofili
Mbi te nuk ka të shamë.
Shumë telashet i hjekë bylbyli
Kur mendon se del behar.

Zoti ty ta dhasht laikun
Qi more t’rijt tem,
Jam ba borxh me dalë me ikun
E me tretë n’tjetër vend.

Behari vjen tuj u zbukurue
Po na vjen sivjet,
Ndigjo ti moj bukuri
Mu ke pusi dal e t’pres!

T’gjithë dit’t qi i ka motmoti
Të gjitha shkojnë tuj kja.
Ty të raftë nji pikë prej Zotit!
Sa kjofsh gjallë në këtë dynja!

Marie Kraja