Marin Soresku: Ishe si gjithë gratë…

dashurisë admirimi

Poezi nga Marin Soresku:

Ne njihemi,
jemi takuar një ditë
mbi këtë tokë,
unë ecja nga njëra anë e saj,
ti nga tjetra.

Ti dhe matanë kësisoj ishe,
oh, ishe si gjithë gratë,
ja ku ta kam fiksuar
fytyrën.

U trondita
dhe të thashë diçka me dorë në zemër,
por ti s’kishe si të më dëgjoje.

Se mes nesh kalonin njëra pas tjetrës
makinat
dhe ujërat dhe sidomos malet
dhe krejt globi.

Më vështrove në sy,
po ç’të shihje?
Në hemisferën time
menjëherë u bë natë.

Zgjate dorën: ndeshe në një re.
Unë rroka për supesh një gjethe.

Përktheu: Aurel Plasari

*Titulli i origjinalit: “Ne njihemi”

ObserverKult

——————————

LEXO EDHE:

MARIN SORESKU: TË MË THUASH: “TË DUA”, GËZOHEM SI KALAMA…

Haj ta besojmë çdo gjë që themi.
Është një lojë shumë e bukur.
Ti të më thuash: “Të dua”
dhe unë të gëzohem si kalama,
si të më paskëshe dhuruar një biçak
me dorezë kocke.

Të më thuash çiltas
gjithë sa mendon
për fqinjët, për gjithësinë,
për shiun.
Ose të mos më thuash asgjë
dhe gjithë mendimet e mia
t’ia bëjnë me kokë
e të thonë “po”.

Ndërsa unë të të them:
“Te ky thua ti ke një liqen të thellë
dhe te thonjtë e tjerë nga një det,
Po lëvize gishtërinjtë nëpër ditët e mia,
Niagara mund të shpërthesh.”

Dhe deri në mbrëmje, nga fjalët e mia
të rritet një bar i lartë
që të mbërrijë në qiell,
në majë me planetin tonë
ose me ndonjë yll për farë.

Dhe ti të kesh besim te bari im,
te të gjitha të kesh besim,
verbërisht,
dhe unë të kem besim te gjurma jote para meje,
kalorësisht.

Përktheu: Aurel Plasari

*Titulli i origjinalit: “Sylla-mbylla”


LEXO EDHE: MARIN SORESKU: E DASHUR, MOS E MERR MUNDIN TË MË DUASH!

Pashë dritë në tokë
e u linda edhe unë
të shoh si jini…

POEZINË E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU