Mariza Ikonomi: Ku është dashuria (teksti dhe kënga)

Pse të trembur zogjtë në pemë sot po rrinë?
Pse s’po fluturojnë pse s’po cicërijnë?
Dielli lart në qiell pse ngjan si i ngrirë?
Pse çdo ditë që vjen shohim më pak dritë?

Përse sot po jetojmë
në një botë të egër në një botë të ftohtë
Harrojmë se pa dashuri jemi një hije
në një botë bardh e zi.

Ku është dashuria ku është pse mungon?
dhe sa kohë akoma të gjithë pa të ne do jetojmë?
Ku është lumturia ku është kush e di?
Edhe sa kohë do e fshehim në mirësinë

Pse qyteti ndjen e ndjen ftohtësi?
Edhe pse kalojmë nëpër rrugët e tij
Pse asgjëja i zë vendin ngrohtësisë
Pse ka më pak shpresë dhe më pak besim.

Përse ne midis njerëzve ndihemi të vetëm si pa njeri?
Pse ne shohim veç veten dhe harrojmë se
jo nuk do jetojmë përjetësisht.