Markez: Nëse një ditë do të kesh dëshirë të qash, thirrmë…

Gabriel Garcìa MÁRQUEZ: NËSE NJË DITË….

Nëse një ditë do të kesh dëshirë të qash, thirrmë:
nuk premtoj se ke për të qeshur, por mund të qajmë bashkë…
Nëse një ditë ja del që t’ja mbathësh, pa droje më thirr:
nuk di a do të të them mos shko, por mund t’ja mbathim bashkë…
Nëse një një ditë s’do të kesh dëshirë të flasësh me njeri, thirrmë:
në heshtje bashkë do të rrimë…..
Por nëse një ditë ti më thërret dhe unë s’përgjigjem, hidhu vrap tek unë:
do të kem nevojë për ty, patjetër.


Shqipëroi: Maksim Rakipaj

Lexo edhe:

PRANVERA E HIDHUR E SANDËR PROSIT, PAMJET E FUNDIT TË AKTORIT, NJË DITË PARA…

një ditë Sandër Prosi, një prej aktorëve ikonë të filmit dhe teatrit shqiptar

37 vjet më parë, aktori Sandër Prosi ndërroi jetë aksidentalisht, gjatë xhirimeve të filmit “Pranverë e hidhur” me regjisor Muharrem Fejzon.

Aktori i madh xhiroi vetëm dy akte disa skena nga ky film dhe në 24 mars 1985 vdiq tragjikisht në hotel “Vollga” në Durrës. Këto janë pamjet e filmit të fundit, të xhiruar një ditë më parë, para se të ndodhte akti i fundit… Këto pamje të rralla, sikurse dy aktet ruhen në AQSHF, të cilin e falenderojmë pasi na i ofroi sot për të nderuar dhe përkujtuar aktorin e madh. Janë pamje ekskluzive të patransmetuara më parë.

Bashkangjitur po hedhim një pjesë nga kujtimet e regjisorit Muharrem Fejzo, mbi vdekjen e aktorit të madh Sandër Prosi.

“Fjala e parë e Gjikës ishte: brenda muajit prill, të përfundojë filmi “Pranverë e Hidhur”.

Shikimi i vendeve, fotoprovat dhe kinoprovat, u bënë shkel e shko. Këmbëngul për Vangjush Furxhiun. Lexoi Skenarin. Nuk pranon. Timo Flloko, është i zënë. Sandër Prosi…

Grupi u vendos te “Hotel Vollga”në Durrës, pranë ‘Portit Detar’, atje dhe ishin zhvilluar ngjarjet e 7 Prillit të vitit 1939.

Uleshim në një qoshe të errët të “Vollgës” për të pirë kafe. Cigaret që pinte ishin te panumërta. Megjithëse kishte studiuar për stomatologji në Austri, dhëmbët e tij ishin zverdhur nga…