Massimo Bisotti: I dua njerëzit që dashurojnë!

Massimo Bisotti (Romë, 1979) është një shkrimtar italian, i njohur sidomos për romanin: “Hëna blu – Rruga e kundërt e ëndrrave”.

Ai konsiderohet njëri nga shkrimtarët më të mirë të gjeneratës së tij.

Në vazhdim ua sjellim të shkurtër të shkruar nga ky autor.

Nga: Massimo Bisotti

I dua njerëzit që duhen e që dinë të duan. Ata mbajnë veshur një petk të bukur, të thurur me grepin e shpirtit.
Të tillët ua dhurojnë këtë petk të tjerëve, pa e kontrolluar masën e tij më parë… Sepse dashuria nuk provohet; ajo vishet direkt.

ObserverKult


Lexo edhe:

“DASHURIA FILLON NGA SHTËPIA JUAJ”, FJALIMI FRYMËZUES I NËNË TEREZËS ME RASTIN E MARRJES SË NOBELIT

Me që jemi mbledhur të gjithë bashkë, mendoj se, për të falënderuar Zotin e Çmimin Nobel për Paqen, do të ishte vërtet e bukur të luteshim me lutjen e Shën Françeskut të Asizit, që më mahnit gjithnjë shumë – ne e themi këtë lutje çdo ditë pas Kungimit, sepse tepër e përshtatshme për secilën nga ne.

Më bën të mendoj se katër-pesëqind vjet më parë, kur Shën Françesku e krijoi këtë lutje, njerëzit duhet të kalonin po ato vështirësi, që kemi sot, me që na përshtatet kaq shumë.

Mendoj se disa nga ju e kanë me vete, prandaj, të lutemi së bashku. Ta falënderojmë Zotin për mundësinë që kemi, gjithë së bashku, sot, për këtë dhuratë të paqes, që na kujton se jemi krijuar për ta jetuar këtë paqe, se Jezusi u bë njeri, për t’ia sjellë pikërisht këtë lajm të mirë të varfërve. Ai, edhe pse Zot, u bë njeri në gjithçka, veç mëkatit, dhe e shpalli botërisht se kishte ardhur për ta sjellë këtë lajm të mirë….

Tekstin e plotë e gjeni KËTU