Më 12 shkurt mbahet Manifestimi “Republika”, 13 poetë shënojnë 13-vjetorin e pavarësisë

Më 12 shkurt në Bibliotekën Kombëtare, duke filluar nga ora 17:00, mbahet Manifestimi Letrar “Republika”.

“Social Creativity”, ka filluar provat për organizimin e Manifestimit Letrar tashmë tradicional “Republika”.

Kësaj radhe 13 poetë do të lexojnë në shënim të 13 vjetorit të Pavarësisë.

“Republika”, do të flas përmes vargjeve të poetëve: Lulzim Haziri,  Arjola Zadrima, Adem Gashi , Vjollcë Berisha, Xhevat Latifi , Donika Dabishevci, Afrim Demiri, Vlora Konushevci, Blerina Gaxha Rugova, Ervina Halili,  Emin Emini, Nora Prekazi dhe Halil Matoshi, të cilat do t’i lexojnë aktorët Sheqerie Buqaj dhe Shkëlzen Veseli, bënë të ditur organizatorja, Vlora Ademi.

Leximet do të përcjellen nga tingujt e kitarës së Astrit Stafajt.

Fotot: Arben Llapashtica

Manifestimi mbështetet nga Ministria për Kulturë Rini dhe Sport dhe Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group Sh.A. Dega Kosovë, ndërsa sponsor medial është portali për kulturë, letërsi e art ObserverKult.

ObserverKult