“Mendoja, mendoja”, ju kujtohet kjo lirikë e këndshme? Ju sjellim të kënduar nga Florent Nushi duke ia bashkëngjitur edhe tekstin të cilin e gjeni më poshtë.
Në moshën e dashurisë
kur isha 20 vjeç,
me dhimbje mora rrugën
vasho për në kurbet,
me dhimbje mora rrugën
vasho për në kurbet.
Të lashë unë ty moj Tanë
të lashë moj në vetmi,
Tanën dhe Korçën time,
vallë do t’i shoh një ditë?
Tanën dhe Korçën time,
vallë do t’i shoh një ditë?
Mendoja, mendoja,
mes dhimbjesh kujtoja,
shkëlqimin e syçkave të saj.
Se shkoi dashuria, se shkoi lumturia,
po vyshket, venitet ajo vashë.
I vetëm në këtë botë,
larg o në Selanik,
Tanën dhe Korçën time,
vallë do t’i shoh një ditë?
Tanën dhe Korçën time,
vallë do t’i shoh një ditë?
Nëna nga larg më shkruan
se Tana është martuar,
tani s’mbetet gjë tjetër
zemrë t’i vë një gur…
Tani s’mbetet gjë tjetër,
zemrës t’i vë një gur…
Mendoja, mendoja,
mes dhimbjesh kujtoja,
shkëlqimin e syçkave të saj.
Se shkoi dashuria, se shkoi lumturia,
po vyshket, venitet ajo vashë…
ObserverKult
————–
Kliko edhe:
Manjola Nallbani: Kur e humba një dashuri (teksti dhe kënga)
Dashurinë e parë dhurova
për të njohur një njeri
dhe mësova të mos gaboj
kur e humba këtë dashuri.
Me puthje gënjeshtare
ma mësove dashurinë
e pastër isha fare
e nuk e njihja pabesinë.
Por ja që nisi era
ranë fletët një nga një
jeta ëndrra s’ka ngahera
ka dhe lot e tradhëti.
Kliko KETU për ta dëgjuar.