Yllka Mujo: Si më bindi Mevlan Shanaj ta pranoja rolin me vetëm një fjali që e tha…

Yllka Mujo foli kohë më parë për filmin “Lule të kuqe, lule të zeza”

“Kur Mevlan Shanaj erdhi dhe më solli skenarin e filmit më tha: ‘Kur Natasha e shkroi këtë skenar të ka pasur në mend ty’ dhe unë mbeta e shokuar.

U dashurova me këtë rol sepse ishte shumë i vërtetë, ishte brenda një bote kaq komplekse, saqë unë nuk e kisha jetuar asnjëherë. Mendova, edhe sikur të jetë ky roli i fundit i realizoj pritshmëritë e mia. Kishte një fuqi dramatike të jashtëzakonshme”.

“Më ka qëlluar të luaj edhe role, të cilat nuk kanë qenë të miat që më është dashur punë për t’i arritur, por këtë e kuptova se ishte roli im, e kam intuitën për ta kuptuar. Ishte film i zhveshur nga lustrat e nga ojnat. Ajo që e bëri më të bukur këtë përvojë ishte fakti që Elia u pjesë e këtij filmi”.

“Te skena jonë me gurë ndaloj një moment dhe i them vajzës ‘Ndalo se po më qëllon vërtet’. ‘Fshihu!’, tha. Falënderoj Zotin që më ka dhënë mundësinë të bëj një punë që e kam dashur shumë.

Unë akoma vazhdoj punoj, i kam të gjithë parametrat për të vazhduar punën. Shpresoj të kem projekte për aq kohë sa kam energji, të kem zemrën e freskët”.

“Vjen një moment në jetë që njeriu mahnitet pas gjërave që duken fare të parëndësishme. Siç shoh sot një gjethe të bjerë nga pema, nuk e kam parë më parë. Bëra një eksperiment me disa vazo me lule. Njërën nga lulet e përkëdhela, i këndova, madje e puthja herë- herë. Ajo lulëzoi si asnjë tjetër!”/revista ai


Lexo edhe:

MEVLAN SHANAJ SHPREH DHIMBJEN: IKU NJË MIK I LASHTË…

ObserverKult