Monika Lubonja tregon skenën e sikletshme të puthjes me Timo Fllokun

Aktorja Monika Lubonja ishte e ftuar kohë më parë në emisionin “Thumb” ku tregoi dhe një ndër situatat më të sikletshme gjatë xhirimit të filmit “Përdhunuesit” me aktorin e njohur Sheri Mita, por edhe disa prej skenave me aktorin Timo Flloko.

“Kisha në krah Timo Fllokon, këtu kishte një problem tjetër. Timo ka qenë mik i familjes sime. Darkonin në shtëpinë time dhe i thoja ti do më futësh në shkollë teatri.

Unë u bëra aktore dhe do luanim bashkë. Timoja ja bënte: ‘Bobo kjo është dhe goca e mikut tim si ta puth këtë.’

Dikush në prapaskenë i thoshte ‘Timo të pa Genci’, bashkëshorti im dhe Timo u bë akull. Që në atë kohë sa herë shikonte Gencin i thoshte : ‘Përshëndetje si je (me siklet).’

Skena e ‘përdhunimit’ u bë vetëm njëherë. Dhe tani që e kujtoj drídhem. Kisha veshur një fund të gjatë dhe e ngrita pak, një bluzë pak të hapur. Kur më vjen një operator më ngre fundin lart. Hajde se s’do rrimë me ty tha.

Ndërkohë Sheri që thotë ‘si je mirë?’ Mirë i them ke të fala nga babi, edhe ai ishte miku i babit. Dhe pastaj ishte momenti që Sheri do më hiqte sytjenat. Ishte e madhe në atë kohë“, rrëfeu Monika.

Mirëpo síkleti më i madh për aktoren duket se ishte se çfarë do të mendonte bashkëshorti i saj për këto skena.

“Sigurisht që ne kishim bërë një pakt me bashkëshortin që në fillim që secili do bëjë të pamundurën për karrierën e vet. Kur kemi vajtur në premierën e filmit unë sikletín më të madh e pata kur ai të më shikonte në skenën e përdhunimit.

E pyeta: Hë si t’u duk? ‘Hec mo si mu duk s’le vend pa e puthur Timo Fllokon.’

Unë me vete time u ndjeva e lehtësuar thashë ky se paska mendjen se më ka dalë kofsha. Do t’i ribëja ato skena, por jo duke abuzuar me trupin tim. Jam e gatshme të bëj skena shumë të bukura”, u shpreh Monika./aktoret.com

——————

Lexo edhe:

HISTORIA E TRISHTË E ILIA SHYTIT, SI E SHPËTOI KOLEKTIVI NGA PARTIA DHE LOTËT E VAJZËS

ObserverKult