Morrison: Dashuria ose është ose s’është- s’ekziston gjë e tillë si “dashuri e pakët”

ObserverKult ua sjell disa thënie për dashurinë nga autorë të ndryshëm:

Çdo dashuri që s’ka shoqërinë si pikënisje është si një mur i ndërtuar në rërë. /Ella W.Wilcox

Gjithmonë ka ca çmenduri në dashuri. Por po ashtu gjithmonë ka ndonjë arsye në çmenduri. /Friedrich Nietsz

Ilaçi i vetëm i dashurisë është të dashurosh më shumë./ Henry David Thoreau

Një fjalë na çliron nga të gjitha barrat dhe dhimbjet e jetës: ajo fjalë është “dashuria”. /Sofokliu

Dashuria ose është ose s’është! S’ekziston gjë e tillë si “dashuri e pakët”. /Toni Morrison

Duaji të gjithë, beso vetëm disa. Askujt mos i bëj keq. /William Shakespeare

Mosha s’ju mbron nga dashuria, por dashuria, deri diku, ju mbron nga mosha. /Jeanne Moreau

Pjesa më e dhimbshme e një dashurie është t’i falni gabimet njëri-tjetrit./John Sheffield

T’i kesh frikën dashurisë do të thotë t’i kesh frikën jetës, dhe ata që i frigohen jetës janë tre pjesë të vdekur./Bertrand Russell

Të duash dhe të të duan do të thotë të ndjesh diellin nga të dyja anët./David Viscott

ObserverKult