Kur Mozart i shkruante gruas së tij: Mos dysho në dashurinë time…

E dashur grua e zemrës sime, Constanza, i kam disa kërkesa. Të lus:

–  që të mos jesh melankolike,

–  që të kujdesesh për shëndetin dhe të ruhesh nga erërat e pranverës,

– që mos të dalësh në shëtitje, më shumë do të doja që mos të dalësh fare nga shtëpia,

– të jesh e bindur dhe të mos dyshosh në dashurinë time. Deri tani nuk kam shkruar asnjë letër të vetme dedikuar për ty, dhe para vetes nuk e kam pasur as fotografinë tënde të dashur.

– Të lutem që mos të kesh kujdes vetëm për nderin tim, por të kujdesesesh edhe për pamjen tuaj. Të lutem, mos u hidhëro me mua që këtë po ta kërkojë. Mundesh për këtë të më duash edhe më shumë, pasi që kështu edhe më shumë të vlerësojë.

– Dhe në fund të lus që në letrat tuaja të përmendësh më shumë detaje. Do të doja ta di a ka ardhur kunati ynë Hofer për vizitë që nga dita kur unë u nisa për rrugë? A vjen ai shpesh, siç më premtoi se do ta bënte? A të vizitojnë Lange-ntët? Si po të shkon vizatimi? Si po e kalon jetën? Të gjitha këto jashtëmase po më interesojnë.

ObserverKult


Lexo edhe:

LETËR PREKËSE: DUA TË KUJDESESH PËR NËNËN DHE MOTRËN- FAMILJA ËSHTË KRYESORJA