Musa Ramadani: Largohu më, ik…

©Fahredin Spahija: Musa Ramadani

E po largohu nga unë, Nirvanë, ik
Më duhet ta kërkoj vetveten këtu
Gjatë dy mijë vjetëve të shkuar

Ik, Nirvanë, largohu nga unë
Nëntoka ndryn shumë mistere
Diku do të shkëlqejë emri im i shkruar

Nirvanë, ik, largohu më, ik
Do të dal nga labirinti duke gjetur
Librin e lashtë të gjuhës sime të shenjtë

Më kot më vardisesh, Nirvanë, nuk të dua
Kam ende kohë deri në botën e përtejme
Në pyllin e jetës aq shumë punë për mua.

*Titulli i origjinalit: “Largohu, Nirvanë, ik”