Myfarete Laze: Kur çelin bozhuret (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të ndiqni “Kur çelin bozhuret”, njërën nga këngët që mbahen mend nga Festivali i 21-të i Këngës në RTSH. U këndua nga Ema Qazimi, në natën e parë të festivalit, mirëpo nuk mori çmim.
U përsërit nga Myfarete Laze…dhe pikërisht variantin e kënduar prej saj u ftojmë ta dëgjoni.

Kur çelin bozhuret

muzika: Limos Dizdari
teksti: Gaqo Apostoli
këndon: Myfarete Laze

Kur dielli lind mbi mal
E fushën ngroh
Ky zjarr që gonxhet mbajnë
Nis dallgëzon
Në rrënjë në çdo petal që flakëron
Rininë e bukur mban dhe jetën e zgjon
Kjo valle si legjendë si një vargmal
Prej syve merr kaq dritë nga zemra e gjallë
Një ëndërr në pranverë të hap kaq plagë
Ky diell bozhuret çel
Mbi to lulet flakë gjithmonë
Petalet i mban ndezur ëndrra jonë dhe flakëron

Po çelin në mal po çelin në fushë
Bozhur si zemra jonë
Ti çel për ty o trim o vajzë si yll
Ne mbledhim bozhurë për ju

Ti rritesh përmbi mal e përmbi gur
Një vajzë po thurr kurorë o me bozhur
Kjo valle si legjendë po flakëron
Atje ku ra një trim ti çel e çel gjithmonë,
Gjithmonë petalet i mban ndezur ëndrra jonë dhe flakëron.

ObserverKult

—————————–

Kliko edhe:

Kur çelin bozhuret, këndon Rovena Dilo