Naim Frashëri: Do të shkrihem, të venitem…

naim frashëri do të shkrihem

Do të shkrihem,
Të venitem,
Si kandili, kur s’ka vaj.
Balt’ e pluhur
Do të bëhem,
Të më shkel një këmb’ e saj.
E të prehem
Duke puthur,
Atë këmbë pasandaj.
A s’më thua:
Ç’ke me mua?
Pse të dua, paskam faj?
Pse heq unë
Hidhërime,
Ah në vdekça, ti mos qaj;
Vdekja ime
S’të prish pune,
Haj, e zeza jetë, haj!

*Shkëputur nga poema “Bukuria”

ObserverKult

——————————————

Kliko për ta dëgjuar të kënduar në dy variante, nga grupi Fisnikët dhe nga Aurela Gaçe :

FISNIKËT: DO TË SHKRIHEM, TË VENITEM…(TEKSTI DHE KËNGA)
AURELA GAÇE: DO TË SHKRIHEM, TË VENITEM… (TEKSTI DHE KËNGA)

Kliko edhe:

NATA E FUNDIT E JETËS SË NAIM FRASHËRIT

Profesori dhe studiuesi i letërsisë Sadik Bejko, solli për lexuesit shqiptarë një shkrim monografik për Naim Frashërin nga nipi i tij, Mit’hat Frashëri. 

Ai shkruan: “Ky tekst ështe i Lumo Skëndos, Mit’hat Frashërit, nipit të Naimit. Është shkëputur nga monografia e Mit’hatit, bërë një vit pas vdekjes së Naimit 1901. Sipas gjithë studiusëve të sotëm, mendimet vlerësuese të nipit për veprën e N.H.F i qëndrojnë kohës. Gjuha e Naimit dhe e nipit, pas 115 vjetësh vjen si më poshtë. 

Nata e fundit e jetës së Naim Frashërit

Mithat Frashëri, 1901

O shqipëtarë, në doni të nderoni kujtimin e këtij njeriu të math që po e qan sot e tërë Shqipërija, mbani mënt fjalët e tij: Jeni të mirë, vetijpastrë, doni mëmëdhenë dhe gjuhënë tuaj!

Kliko për tekstin e plotë KETU