Naim Frashëri: Nëna ime vdiq, ndaj ty të kam sot nënë…

Atdheu… poezi e Naim Frashërit

O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka
Më je nënë, më je motër, më je vlla.
Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je,
Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhé. 

Ty përditë të pat parë ime nënë,
Dheu yt në fund atë e pati ngrënë.
Nëmëruar t’i pat lulet syri i saj.
Te ti lindi, te ti vdiq ajo pastaj.

Ti i ke parë gjysh stërgjyshërit e mi,
Edhe eshtërat tretur ua ke po ti.
Nga ti, o shpirt-o kurrë s’qenë ndarë.
Pranë teje patën qeshur, patën qarë.

Nëna ime vdiq, ndaj ty të kam sot nënë,
Nënë që s’ke vdekje kurrë, faqehënë,
Numri prapë në vend mbetet kurdoherë.
Begatoje, o Zot, ti këtë vend!

Epu njerëzve të tij ti mbroth e shend!
Hi u bëfshin gjithmon’ armiqtë e tij!
Gas përjetë paçin zotërit e tij!
I begatë, i lulëzuar qoftë ai,
Një të ardhme pastë plot me lumturi!

————————————————————————————-

LEXO EDHE: Nata e fundit e jetës së Naim Frashërit

Profesori dhe studiuesi i letërsisë Sadik Bejko, sjell për lexuesit shqiptarë një shkrim monografik për Naim Frashërin nga nipi i tij, Mit’hat Frashëri. 

Ai shkruan: “Ky tekst ështe i Lumo Skëndos, Mit’hat Frashërit, nipit të Naimit. Është shkëputur nga monografia e Mit’hatit, bërë një vit pas vdekjes së Naimit 1901. Sipas gjithë studiusëve të sotëm, mendimet vlerësuese të nipit për veprën e N.H.F i qëndrojnë kohës. Gjuha e Naimit dhe e nipit, pas 115 vjetësh vjen si më poshtë. Është si e origjinalit, transmeton ‘konica.al’.

Më poshtë, shkrimi i Mit’hat Frashërit për Naim Frashërin në versionin origjinal.

Nata e fundit e jetës së Naim Frashërit

Mithat Frashëri, 1901

O shqipëtarë, në doni të nderoni kujtimin e këtij njeriu të math që po e qan sot e tërë Shqipërija, mbani mënt fjalët e tij: Jeni të mirë, vetijpastrë, doni mëmëdhenë dhe gjuhënë tuaj!

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU