Natasha Duriçi: M’puthe e hajt…

M’puthe n’shpirt
e prej buzës n’buzë ra fara t’trandafilit
U jeshil e çili n’shpuzore fryme
flakërima e dielltë i t’kurri retë.

M’puthe…butë si petal
krejt amël
si toka kur avullon dehje dielli
e lëshon përdhe akujt e djeshëm

M’puthe…ashtu tuj u dridhë
e krejt kodrat ranë përdhe rrafsh
fushë u banë e kufi vunë pafundësinë
mes agut t’dritës
e perëndimit para muzgut
pa natë mbetën yjet

M’puthe…si me m’lindë s ‘dyti
prej dashurisë lindke sa herë t’dush
i kuq krejt u ba langu i syve
u këputën drynat portave t’zemrës

M’puthe…e hajt
pranverë paska çilë gjithkah !

ObserverKult

Lexo edhe:

NATASHA DURIÇI: SI PO NDIHESH TI IDHNAK, TASH PA MU?