Në duar të lexuesve tri vëllime poetike nga Armenida Dheskali

Gjatë muajve te fundit dolën nga botimi dhe tashmë do jenë në qarkullim, tre vellimet e reja poetikë, të poetes së talentuar Armenida Dheskali, të titulluar “Letra pa zarf”, “Puthje në eter” dhe “Mes rrahjeve të zemrës”.
Redaktorë dhe korrektorë letrarë te këtyre librave janë: studjuesi i njohur, profesor doktor Bardhosh Gaçe dhe poetët dhe publicistët Petrit Nika, Enertin Dheskali dhe Gentjan Banaj.
Armenida ka lindur në Tiranë në 1977. Ka shkruar që e vogël poezi dhe skica. Prej me tepër se dy dekadash jeton në Kanada. Ajo ka në proces botimi edhe një tjetër libër me poezi të zgjedhura, si edhe një vëllim me tregime dhe novela.
Këto libra do i gjeni së shpejti në libraritë kryesore të Tiranës, Vlorës, Fierit, etj./ ObserverKult