Lina Nikolakopoulu: Në ëndrra ti më vjen papritur…

Unë... gratë

Në ëndrra ti më vjen papritur,
thua se vjen në bahçenë tënde,
dhe nëse krahët më janë rritur,
pranë teje jam, me shpirt e mënde.

Dhe në ka Zot!
Engjëj bardhoshë gëlojnë mbi pyje,
nisin dhe ndajnë degë me harresë,
dhe brenda kurmit tim si yje,
fëmijët e tu frymojnë gjithë shpresë.

Veç, në ka Zot u djegsh në flakë,
dhe zjarrin pifsh nga lotët gjak,
mos fal përjetë zemër bajrak,
dhe në ka Zot, të më dojë pak,
dhe Zot në ka, të më dojë pak.

Tërë miqtë e mi tani prej kohësh,
janë çiftëzuar edhe kanë fëmijë të brishtë,
vetëm për mua si hordhi sarhoshësh,
bredh e pastrehë kjo e vërtetë e trishtë.

Veç, në ka Zot u djegsh në flakë,
dhe zjarrin pifsh nga lotët gjak,
mos fal përjetë zemër bajrak,
dhe në ka Zot, të më dojë pak,
dhe Zot në ka, të më dojë pak.

Shqipëroi: Arqile Garo

*Titulli i origjinalit: “Dhe në ka zot”

LEXO EDHE: Esenin: Tani dhe ne andej po shkojmë