Nëse dashuron dikën që të dashuron, mos i shkatërro kurrë ëndrrat e tij…

ObserverKult ua sjellë disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Sado që mund t’ëndërroj gjithçka, ti tejkalon ëndrrën. Syri yt  premton dashuri, zemra yte dhuron qiellin. /Victor Hugo

Dashuria është ëndrra e vetme që nuk ëndërrohet. / Paul Fort

Një ëndërr pa dashuri është një ëndërr e harruar.  /Paul Eluard

Dashuria është një ëndërr për dy. / Bjork

Në mëngjes kemi dy mundësi, ose të flejmë sërish për t’i vazhduar ëndrrat, ose të zgjohemi për t’i përjetuar ato. /  Axel Albanel 

Më duaj siç jam dhe jo siç nuk jam…Jam i vërtetë dhe mos më shih tutje si një ëndërr… / Descrea

E dini se jeni dashuruar kur nuk ju zë gjumi sepse realiteti është përfundimisht më i mirë se ëndrrat tuaja. /Dr Seuss

Nëse dashuron dikën që të dashuron, mos i shkatërro kurrë ëndrrat e tij. Ëndrra e tij më e madhe, më absurde, je ti. /Alessandro Baricco 

Ç’është dashuria? Është bota ku përjetohen të gjitha ëndrrat tona. /Jessy Tom

ObserverKult