Mysafirët janë si peshqit, fillon t’u vijë era pas tri ditësh…

faji im mos zemrën musa vyshka
Foto ilustrim

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Benjamin Franklin:

Ata që janë të aftë për justifikime, rrallëherë janë të aftë për gjë tjetër.

Kush ka durim mund të ketë ç’të dojë.

Tragjedia e jetës është se plakemi shumë herët dhe mësojmë shumë vonë.

Nëse e dashuron jetën, mos e shpërdoro kohën, pasi koha është substanca nga e cila përbëhet jeta.

Kush heq dorë nga liria për të pasur një siguri të përkohshme, nuk meriton as lirinë e as sigurinë.

Luftoji gjithnjë veset e tua, jeto në paqe me fqinjët e tu dhe bëj që çdo vit i ri të të gjejë më të mirë.

Zemra e një të çmenduri është në majën e gjuhës së tij, por gjuha e një të mençuri është në zemrën e tij.

Tre persona mund ta mbajnë një sekret, nëse dy prej tyre janë… të vdekur.

Ata që mund të heqin dorë nga liria thelbësore për të fituar pak siguri të përkohshme, nuk e meritojnë as lirinë e as sigurinë.

Kurrë s’ka ekzistuar paqe e keqe ose luftë e mirë.

Nëse dështon të planifikosh, ti je duke planifikuar të dështosh.

Investimi në dituri paguan interesin më të mirë.

Luftoji gjithnjë veset e tua, jeto në paqe me fqinjët e tu dhe bëj që çdo vit i ri të të gjejë më të mirë.

Shtëpia nuk është vendbanim, përveç nëse ka ushqim dhe ngrohtësi për mendjen edhe për trupin.

Një lek i kursyer është një lek i fituar.

Të jesh i ngadalshëm në përzgjedhjen e shokëve, edhe më i ngadalshëm në ndërrimin e tyre.

Bukuria dhe marrëzia janë miq të vjetër.

Të jesh injorant nuk është turp aq i madh, sa të mos duash të mësosh.

Zoti u ndihmon atyre që ndihmojnë veten.

Mysafirët, si peshqit, fillon t’u vijë era pas tri ditësh.

franklin
Benjamin Franklin

ObserverKult


Lexo edhe:

DALAI LAMA: ËSHTË KAQ I SHQETËSUAR PËR TË ARDHMEN SA NUK E JETON TË TASHMEN…

ARETHA FRANKLIN, THËNIE TË FAMSHME NGA MBRETËRESHA E SOULIT

Kliko edhe:

“U PARALIZOVA MIDIS SKENE”/ BARITONI SHQIPTAR TREGON MOMENTIN E VËSHTIRË: HAPA SYTË DHE NUK E DIJA KU ISHA…

Gjatë intervistës në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, baritoni i njohur, Ylber Gjini ka treguar edhe një moment shumë të vështirë në skenë. Ai ka rrëfyer se teksa ishte duke dhënë shfaqje ka pësuar një paralizë dhe kolegia e tij, Eva Golemi e ndihmoi që ta ndërpriste, por Gjini nuk pranoi dhe e çoi deri në fund.

Ai zbuloi se shkoj në Belgjikë për t’u vizituar dhe mjeku atje i kërkoi të mos bënte shumë gjëra në të njëjtën kohë.

“Unë e pikasa pastaj, por edhe Eva e pa që unë nuk po artikuloja mirë se më kishte ikur pak kështu. Edhe Eva u shqetësua shumë dhe më pyeste kur këndonin të tjerët dhe orkestra solo më pyeste si je, po ashtu ta ndërpresim. I thosha unë, vazhdojmë. Do ta mbaroj këtë shfaqje thash, do bëj si do bëj. Pastaj kur ndodhi akti i vrasjes në shfaqje, unë nuk po ngrihesha vërtetë. Hapa sytë dhe nuk po dija ku isha. Më thotë Eva: ‘Hajde se do salutojmë publikun’. E mora vesh, i thash, por më mbaj pak se mos hidhem në orkestër me kokë. Ashtu çova dhe bëra përshëndetjen dhe ika.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult